Softuer

EA shpalos Create

Aug 2 2010
0 Shpërndarje
EA shpalos Create

Kreativiteti i lojtarëve është bërë një element i rëndësishëm i lojërave. Titujt si LittleBigPlanet, Wario Ware DIY dhe The Sims kanë bërë që përmbajtjet e gjeneruara nga përdoruesit të jenë një pjesë bërthamë e eksperiencës së përgjithshme.

Sot Electronic Arts, ka paralajmëruar një lojë të re që shtynë këtë koncept në një fazë të mëtutjeshme. E quajtur thjeshtë Create, kjo multi-platformë e re shpreson të shfrytëzojë maksimalisht imagjinatën e lojtarëve në cilindo aspekt të lojës. “Ideja kryesore e Core është imagjinata që hap dyert e argëtimit” tha prodhuesi i lojës, Justin Manning. “Ne dëshiruam të krijojmë diçka më të hapur, ku lojtarët mund të kontrollojnë rezultatin, jo lojën dhe çfarë ata sjellin në kuadër të lojës e bënë rëndësinë e asaj se çfarë ofron loja”.

Loja ofron vegla të fuqishme por të lehta për pëdorim që ndihmojnë lojtarët të të gjitha niveleve të krijojnë diçka të bukur, me mijëra prapavija, tekstura, objekte të animura dhe efekte full-screen, thjeshtë duke klikuar dhe kërkuar.

“Bashkësia e veglave që ne kemi zhvilluar lejon secilin të jetë kreativ” tha Manning. “Për shembull, ju mund të zgjidhni një qiell si pikë fillestare, të vazhdoni me ndryshimin e ndriçimit dhe skenës, dhe kështu me radhë. Më pas ju mund të shtoni detaje si re, zogj dhe aeroplan, dhe t’i vendosni që të gjitha në lëvizje. Ju mund të vizatoni mbi këtë gjëra nëse dëshrioni që të keni një kreacion më unik për ju. Ju gjithashtu mund të shtoni tekstura në botë, dhe të shtoni detaje të mëtutjeshme përmes stickers, scene props, krijesave dhe brushave dekoruese. Për prekjet finale ju mund të shtoni edhe disa efekte full-screen si shi apo fleta që i shtynë era”.

Manning shtoi se vet djali i tij 3 vjeç, ishte në gjendje të përdor veglat për shkak se ato janë dizajnuar të jenë në gjendje të punojnë me pak precizitet. “Një prej parimeve tona në projektin Creat ishte që të bëjmë vegla kreative të lehta për këdo që dëshiron t’i përdor pa pasur nevojë që të jetë i aftë për pikturim apo vizatim” shtoi ai. “Në këtë mënyrë ne kapim kreativitetin e tyre para aftësive të tyre, dhe shpresojmë që të gjithë do të jenë në gjendje të kënaqen me punën e tyre apo me shprehjen e tyre”.

Loja gjithashtu inkurajon kreativitet në ndryshim të mënyrës së luajtjes, që i ofron lojtarit një cak specifik, por sesi ai do të arrij këtë cak varet prej tij. Një shembull i thjeshtë mund të jetë dërgimi i topit prej një niveli në një nivel tjetër. Lojtari mund të ketë rrugë të ndryshme për ta bërë këtë duke vendosur objekte që mund ta shtyjnë atë apo duke krijuar ngritje që do ta ndihmojnë topin të lëviz në vete. Këto sfida analizohen me rezultate, dhe në këtë formë inkurajohen lojtarët që të eksperimentojnë me rrugë që të gjejnë mënyra më të mira për të zgjidhur sfidat në mënyrë që të kenë një rezultat më të mirë.

Siç ësht pritur, versionet për Xbox 360, Playstation 3 dhe PC të lojës do t’iu mundësojnë lojtarëve që të ngarkojnë dhe shkëmbejnë krijimet e tyre me të tjerët, qofshin ato skena apo sfida të veçanta. Nëse LittleBigPlanet është një shenjë që mund të kihet parasysh, ne padyshim që mund të presim disa gjëra shumë intersante nga ky komunitet.

Creat është në zhvillim të studios Bright Light të EA, që është e fokusuar në lojëra të orientuara në familje dhe është e njohur më së mirë për lojërat Harry Potter. Create pritet të paraqitet në treg në nëntor të këtij viti për Xbox 360, PC, Mac dhe Playstation 3 (do të ofrohet përkrahje edhe për Playstation Move).

Lajmet e fundit>