Lajmet

Eagle Mobile shpall Arsimin si prioritet të përgjegjësisë sociale për 2011-ën

Feb 11 2011
0 Shpërndarje
Eagle Mobile shpall Arsimin si prioritet të përgjegjësisë sociale për 2011-ën

Në kuadër të këtij projekti, Eagle Mobile ka menduar që të pasurojë bibliotekën e shkollës, duke dhuruar mbi 500 libra (100 tituj të ndryshëm), për të hapur një dritare më shumë drejt dijes dhe kulturës.  

Në këtë ceremoni dhurimi kanë qenë të pranishëm Ministri i Arsimit dhe Shkencës Z. Myqerem TAFAJ,  Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile z. Ali TASKIN, si dhe drejtues te tjerë të Drejtorisë Arsimore të Tiranës dhe kompanisë Eagle Mobile.

Gjatë kësaj ceremonie,drejtori i përgjithshëm i Eagle Mobile Z. Ali TASKIN, tha: “Eagle Mobile ka mbyllur me sukses vitin e mjedisit. Ky do të jetë viti i Arsimit për ne. Do të jetë kryefjala e projekteve tona sociale. Vetëm me një arsimim të fuqishëm, Shqipëria mund të ecë përpara e të përmbushë aspiratat e saj. Ky është vetëm projekti i parë në këtë drejtim. Ne kemi tashmë një kalendar të caktuar për vitin 2011. Jam i lumtur që në këtë rrugë kemi edhe mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe personalisht të Ministrit Tafaj. Unë e falënderoj atë për mbështetjen”.

Ndërsa Ministri Tafaj, duke falënderuar Eagle Mobile tha:  “Ky do të jetë një vit i mbushur me projekte të kompanisë Eagle Mobile dhe ne do ta asistojmë atë në projektet që do ndërmarrë. Jam shumë i kënaqur që do të ketë projekte në fushën gjuhësore dhe shkencore, por edhe në mbështetje të nxënësve që vijnë nga shtresat në nevojë. Duke falënderuar Eagle Mobile, përfitoj nga rasti të ftoj aktorë të tjerë të biznesit në Shqipëri të japin kontributin e tyre në fushën e arsimit, në ndihmë të një arsimi me një të ardhme më të bukur dhe të zhvilluar”.

Ky nuk është kontributi i parë në këtë sektor kyç që lidhet ngushtë me të ardhmen e vendit. Më herët kompania në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, si dhe me projekte të pavarura, ka ndihmuar fëmijët jetimë të suksesshëm në mësime, me bursa në arsimimin e tyre të mesëm dhe të lartë, ndërkohë që ka kontribuar në rikonstruktimin apo ndërtimin e laboratorëve kompjuterikë dhe sallave të leksioneve pranë universiteteve të ndryshëm të kryeqytetit.

Eagle Mobile e ka bërë tashmë traditë duke shpallur çdo vit një prioritet të caktuar. Viti 2008 iu kushtua imazhit të Shqipërisë. Një mënyrë e re e reklamimit ku përfshihej edhe Shqipëria me gjithë bukuritë e saj ishte një risi për kohën.  Në vitin 2009  jetimët ishin në fokus të kompanisë, që mblodhi 25 biznese, universitete, shkolla e institucione në mbështetje të tyre. Eagle dhuroi 20 bursa të plota për 10 nxënës të shkollës së mesme dhe 10 studentë të universitetit.  Viti 2010 ishte viti i mjedisit, ku u ndërmorën një sërë projektesh si mbjellje pemësh, ngritja e parqeve për fëmijë, projektet e pastrimit të mjedisit etj.

Lajmet e fundit>