Biznes

Eagle Mobile festoi dy vjetorin e hyrjes në tregun e Shqipërisë

Mar 15 2010
0 Shpërndarje
Eagle Mobile festoi dy vjetorin e hyrjes në tregun e Shqipërisë

Brenda vetëm 24 muaj kompania më rinore e telefonisë mobile në Shqipëri solli konkurrencën, theu monopolet dhe ofroi shërbimet më bashkëkohore me tarifat më të arsyeshme.

Eagle, pjesë e grupit Çalik, investoi më shumë se 50 milionë Euro në ngritjen e infrastrukturës teknike, rrjetit të gjerë të dyqaneve, punësimit të ekspertëve më të mirë në fusha të ndryshme dhe krijimin e një marke shqiptare.     

Me rastin e dy vjetorit të gjithë abonentët e kompanisë kanë përfituar një dhuratë. Ata që i janë bashkuar familjes Eagle para datës 12 mars 2009, kanë pasur mundësinë të flasin gjatë gjithë ditës së përvjetorit (14 mars) pa pagesë drejt gjithë numrave Eagle.

Me rastin e Ditës së Verës dhe dy vjetorit në Shqipëri, kompania Eagle Mobile gjithashtu ka organizuar një koncert festiv me këngëtarët më të mirë të Top Fest 7, Juliana Pasha etj.
 Në ceremoninë e zhvilluar Drejtori i Përgjithshëm Ali Taskin tha se: “Number Portability”, pra mbartja e numrit dhe Teknologjia 3G janë projektet më të rëndësishme që duhet të zbatohen nga autoritetet përkatëse.

“Ne jemi gati për këtë teknologji dhe mbështesim fuqishëm prezantimin e shërbimeve moderne që sjell kjo teknologji për të gjithë Shqipërinë dhe shqiptarët”, tha Taskin. 

z. Ali Taskin falënderoi stafin e Eagle Mobile, partnerët, institucionet publike qendrore dhe lokale për mbështetjen e tyre, si dhe mediat për bashkëpunimin e tyre.

Taskin tha se ky do të jetë viti i një konkurrence të madhe, risive dhe surprizave, ku Eagle do të vazhdojë të sjellë fjalën më të fundit të teknologjisë, shanset më të mira të komunikimit dhe shërbimet e ofertat më të mira për konsumatorin shqiptar.  

Gjithashtu Presidenti i Çalik Holding për Evropën Juglindore dhe Ballkanin z. Orhan Coşkun tha se “Çalik Holding ka ardhur të investojë në Shqipëri dhe të qëndrojë gjatë në vendin tonë, duke e parë atë si një portë që hapet drejt rajonit”.

Kompania ka lançuar edhe shërbimin më të ri të postës elektronike në celular [email protected] Abonentët do të mund t’i marrin të gjitha e-mail-et e adresave të tyre si Yahoo, Hotmail, Gmail apo çdo adresë tjetër, në një adresë të vetme në celularin e tyre në kohë reale.

Për të pasur këtë shërbim, mjafton që përdoruesi të bëjë një regjistrim nëpërmjet faqes së internetit www.myeaglemail.com. Ky shërbim ofrohet për çdo aparat mobil dhe ofron mundësinë e lidhjes me faqen sociale Facebook ose mundësi për ngarkimin e fotove.

Lajmet e fundit>