Biznes

eBay braktis PayPal për firmën Hollandeze Adyen për përpunimin e pagesave

Feb 2 2018
0 Shpërndarje
eBay tha se dëshiron të finalizojë marrëveshjen sa më parë të jetë e mundur. Gjigandi e-commerce tha se marrëveshja me PayPal nuk do të vijojë më. eBay braktis PayPal për firmën Hollandeze Adyen për përpunimin e pagesave

eBay nuk do të përdorë PayPal si formën kryesore për përpunimin e pagesave që sipas kompanisë do tu shërbejë blerësve dhe shitësve.

Njerëzit që blejnë produkte nga eBay do të paguajnë pa u larguar nga uebsajti ndërsa shitësit do të kenë kosto më të ulëta të përpunimit të pagesave tha gjigandi online në një postim në blog.

Kompania nënshkroi një marrëveshje me firmën Hollandeze Adyen për të përpunuar pagesat ndërsa blerësit mund të shfrytëzojnë PayPal deri më 2023.

PayPal u shkëput nga eBay në 2015-ën. Aksione e gjigandit të pagesave ranë me 7% pas lajmit.

eBay tha se dëshiron të finalizojë marrëveshjen sa më parë të jetë e mundur. Gjigandi e-commerce tha se marrëveshja me PayPal nuk do të vijojë më.

Sakaq firma Hollandeze Adyen ka një numër të konsiderueshëm klientësh të profilit të lartë si Uber, Netflix dhe Easyjet.

Firma zgjeroi aktivitetin me shpejtësi. Në 2013-ën përpunonte 14 miliardë dollarë transaksione ndërsa në 2015-ën shifra u rrit në 50 miliardë dollarë. /PCWorld Albanian

Tags >

eBay
Lajmet e fundit>