Biznes

eBay e Facebook me një plan të madh

Sep 23 2011
0 Shpërndarje
eBay e Facebook me një plan të madh

Ky lajm vjen në ditët kur eBay dhe PayPal do të ketë konferencën inovative X.commerce, dhe vet Katie Burke Mitic që është udhëheqëse e Platformës së Marketingut të Facebook do të bëjë kumtimin e këtij lajmi. Vitin e kaluar PayPal bëri të ditur një produkt të ri të mikro-pagesave me integrim të Facebook. Në fillim të vitit 2010, Facebook bëri të ditur se mund të pëdorin PayPal për të blerë Credits. 

Sipas TechCrunch gjasat janë që të shpaloset një partneritet mes Facebook e eBay për platformën e re X Commerce, që është një degë e eBay dhe pritet të sjellë bashkërisht elemente prej eBay, PayPal, Magneto dhe GSI Commerce. Sipas PayPal, X commerce do të veçohet me një “fabrikë” që lidh platformën së bashku për të krijuar përvoja të reja për shitës dhe konsumatorët e tyre. Një numër i partnerëve do të paralajmërohen gjithashtu (Adobe dhe Kenshoo veçse janë shpalosur gjithashtu), kështu që Facebook mund të jetë pjesë e këtij grupi. 

PayPal ka gjasa gjithashtu të shpalos një marrëveshje të ngjashme sikurse ajo e American Express me Facebook, që lidh kredit kartelën tuaj me Facebook për të ofruar marrëveshje speciale. Marrëveshjet varen prej likes që bëni ju dhe miqt tuaj në ueb duke përdorur butonin like të Facebook. PayPal veçse ofron diçka të ngjashme por një marrëveshje më e thellë me këtë rrjet social mund të ndihmojë në kompletimin e saj.

Me paraqitjen e më shumë e më shumë shitësve në Facebook dhe me kalimin e më shumë të hollave në këtë rrjet përmes lojërave, aplikacioneve dhe përvojave tjera, ka gjasa të mëdha që të ketë shumë integrime tjera me pagesa online përmes gjigantit PayPal. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>