Biznes

Ebay po teston mënyra për të ndihmuar tregtarët të promovojnë sa më mirë produktet

Sep 8 2013
0 Shpërndarje
Ebay po teston mënyra për të ndihmuar tregtarët të promovojnë sa më mirë produktet

eBayKompania eBay sapo ka kryer blerjen e sipërmarrjes inovative Decide.com që disponon mjetet e duhura parashikuese të çmimeve për të ndihmuar konsumatorët të vendosin nëse duhet të blejnë një produkt që tani apo duhet të presin edhe pak pasi çmimi mund të ketë tendencë që të ulet.

Fokusi i Decide ka qenë sigurimi i informacionit të çmimit për konsumatorët, por pas blerjes së kësaj sipërmarrjeje nga eBay inxhinierët do të punojnë për ndërtimin e mjeteve të përshtatshme për shitësit e tregut on line.

Disa prej këtyre mjeteve mund të ndihmojnë tregtarët të vendosin një çmim konkurrues për produktet e tyre, disa të tjera mund t’i ndihmojnë për të përcaktuar nëse ankandi është formati më i mirë i shitjes së produktit ose do të udhëzojnë tregtarët të ndryshojnë cilësinë e fotos së reklamimit. (PCWorld Albanian)

Tags >

uebfaqe
Lajmet e fundit>