Lajmet

Ecuria e emrave të domeineve në botë

Apr 10 2013
0 Shpërndarje
Ecuria e emrave të domeineve në botë

Sipas kompanisë Verisign vetëm tremujorin e fundit të vitit 2012 janë shtuar më tepër se 6 milion emra të rinj në internet duke rritur numrin e përgjithshëm të domeineve 252 milion duke shtuar këtu edhe domeinet e nivelit të lartë TLD (Top Level Domain).

Domeinet me .com përbëjnë pjesën më të madhe, më tepër se 106 milion, ndërkohë që adresat me .net arritën deri në 15 milion në muajin dhjetor.

Megjithatë mos u impresiononi shumë prej këtyre shifrave pasi 21.5 % e totalit të domeineve me .com dhe .net janë uebfaqe me një faqe të vetme, ndërkohë 15% e adresave të regjistruara nuk funksionojnë.

Përsa i përket domeineve specifike për shtetet e ndryshme ccTLD (country code Top-Level Domain) pati një rritje me 5% nga njëri tremujor në tjetrin dhe një rritje me 21.6% krahasuar me vitin e kaluar.

Në total janë rreth 110.2 milion domeine. Vendet që kanë ndihmuar më tepër në rritjen e kësaj shifre janë: Kina, Tokelau në Zelandën e Re, India dhe Rusia. Domeinet kryesore në gjithë botën janë .com, .de(Gjermani), .net, .tk, (Tokelau), ,uk (Britania e Madhe), .org, .cn (Kina), info, .nl (Holanda) dhe .ru (Rusia).

Aktualisht ekzistojnë 22 domeine të përgjithshme gTLD (generic Top-Level Domain) që përfshijnë .com, .net dhe .org.

Në qershor të vitit 2011 ICANN (Internet Corporation for Assigned Names and Numbers) aprovuan planin e lejimit të aplikimeve për gTLD të reja si p.sh .pcworld. Procesi i aplikimeve u mbyll në maj të vitit 2012 dhe lista prej 1930 kërkesave për domeine u publikua në qershor.

Emrat e parë të aprovuar pritet që të debutojnë nga mesi i vitit 2013. (PCWorld Albanian)

domein

Tags >

domain
Lajmet e fundit>