Analiza

Eddy Cue: Linja e re produkteve të Apple do të jetë më e mira në 25 vite

May 31 2014
0 Shpërndarje
Eddy Cue: Linja e re produkteve të Apple do të jetë më e mira në 25 vite

beats-appleEkzekutivi i Apple, Eddy Cue, dëshiron që ju të jeni shumë të entuziazmuar rreth asaj çfarë kjo kompani ka në plan të tregojë në të ardhmen. Në fakt ai beson se një linjë e re produktesh që do të vijnë nga Apple janë më të mirat në 25 vite, teksa ai fliste themeluesve të Recode Walt Mossberg dhe Kara Swisher në konferencën Code. “Gjatë fundit të këtij viti, ne do të sjellim produktet më të mira që kemi parë për 25 vjet tek Apple”, tha ai.

Cue nuk i dha audiencës asnjë specifikë dhe detaj, por sigurisht, nuk është hera e parë që Apple flet për produktet e ardhshme, por që nuk ofron asnjë detaj. A është pretendimi i tij diçka e tepër apo Apple me të vërtetë po planifikon një set të ri produktesh? Është përfolur shumë rreth një TV të Apple, iPhone më ekran më të mëdhenj, një orë inteligjente iWatch dhe mbase disa risi teknologjike që do të zhvillohen në ndihmë të shëndetit. Pritet që Apple të prezantojë softuerin e ri dhe disa mjete për zhvilluesit në konferencën e javës së ardhshme WWDC. (PCWorl Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>