Lajmet

EdgeRank: Etiketat në Facebook nuk kanë fare ndikim

Sep 4 2013
0 Shpërndarje
EdgeRank: Etiketat në Facebook nuk kanë fare ndikim

Në rrjetet shoqërore, etiketat janë synuar që të rrisin zbulimin e temave ose produkteve të ndryshme.

Kjo është mbase edhe arsye se pse Facebook e lëshoi veçorinë e vet të re me etiketa gjatë qershorit. Si ka shkuar kjo gjë për rrjetin shoqëror? Jo edhe aq mirë. Të dhënat e reja të lëshuara gjatë të martës nga shërbimi i analitikes së Facebook-ut, EdgeRank Checker paraqesin që etiketat në Facebook nuk bëjnë gjë për rrjetin shoqëror, nuk ka shpalosje ekstra, nuk ka ndonjë përhapje të madhe të tyre.

Dhe, ajo që është me keqja, këto etiketa mund të kenë një ndikim negativ. Sipas EdgeRang, postimet me etiketa janë me më pak gjasë që të arrihen online se sa ato pa etiketa. “Të dhënat tregojnë që postimet që nuk përfshinin një etiketë funksionuan më mirë se sa postimet me etiketa… postimet me etiketa nuk rrisin mbërritjen online,” shkroi në një postim në blog EdgeRank.

Të popullarizuara nga Twitter, etiketat iu mundësojnë përdoruesve të rrjeteve shoqërore që të fusin veten në biseda për gjëra që ndodhin, si emisione televizive, apo ndonjë lajm i rëndësishëm. Teorikisht, përdoruesit do të klikojnë në etiketa për të zbuluar më tepër përmbajtje në lidhje me atë temë. Në fakt, disa tema fillojnë të bëhen mjaft të përhapura, si për shembull termi 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, që ishte në Twitter. Facebook e lëshoi veçorinë e vet me etiketa për desktop në muajin qershor dhe pas disa javëve shtoi mbështetjen për pajisje mobile.

EdgeRank analizoi etiketat në Facebook duke shikuar për më tepër se 500 faqe gjatë korrikut. Brenda këtyre faqeve, ishin bërë më tepër se 35,000 postime, nga të cilat, më tepër se 6,000 kishin etiketa. Për të bërë matje, EdgeRank krahasoi funksionimin e faqes me dhe pa etiketa. Nuk ka rëndësi se si EdgeRank i ka shënuar të dhënat, si ato që bazohen në numrin e pëlqyesve, kohën e postimit dhe vazhdimësinë e përdorimit të etiketave – etiketat në Facebook nuk kanë bërë gjë për përdoruesit e tyre. Arsyeja për këtë sipas EdgeRank mund të jetë për shkak se përdoruesit nuk klikojnë fare në këto etiketa. Sipas EdgeRank, arsyeja pse nuk klikohen është për shkak të mospërdorimit të tyre ashtu siç duhet. (PCWorld Albanian)

Median-Viral-Reach-for-Hashtags

Lajmet e fundit>