Analiza

Edhe ASUS do të zbulojë një orë inteligjente në eventin IFA

Aug 27 2014
0 Shpërndarje
Edhe ASUS do të zbulojë një orë inteligjente në eventin IFA

mouth-shut-arman-zhenikeyev-shutterstockVeshje teknologjike, veshje teknologjike, veshje teknologjike. Mesa duket çdo kompani teknologjike me përjashtim do disa prej tyre po lançojnë veshjet e tyre teknologjike.

Tashmë mund të shtoni edhe ASUS në listë… së shpejti. Kompania tajvaneze edhe njëherë ka zbuluar detajet e orës së saj inteligjente në Twitter. Kompania më parë kishte detajuar një paraqitje të shkurtër të ekrani të orës, por këtë herë kemi një pamje më të mirë të pajisjes përmes një sketch-i.

TechChrunch më parë kishte raportuar se mund të presim një veshje teknologjike dhe pikërisht një orë inteligjente bazuar në platformën Android Wear të Google me ekran AMOLED. Raportohet se do të ketë një çmim mes 99 – 149 dollarësh.

Kjo do ta bënte shumë më të lirë sesa produktet e rivalëve nga Samsung, Motorola, LG dhe Pebble. Ora inteligjente pritet të zbulohet nga kompania në eventin IFA Electronics në Berlin javën e ardhshme. (PCWorld Albanian)

Tags >

asus
Lajmet e fundit>