Vëzhgim

Edhe biseda në celular me bluetooth i huton shoferët

Mar 2 2009
0 Shpërndarje
Edhe biseda në celular me bluetooth i huton shoferët

Telefonat celularë pengojnë drejtuesit e makinave më shumë se sa udhëtarët llafazanë. Kohëve të fundit shoferët po përdorin pajisje për celularë, si kufjet apo Bluetooth, për të biseduar duke drejtuar makinën, pa e vënë celularin fare në vesh.Por as pajisjet të tilla, konsiderohen tani të pasigurta. Kështu të paktën bëhet e ditur nga një studim i publikuar në të përditshmen Experimental Psychology. Shoferët që flasin në celular janë në gjendje edhe më të keqe se sa pijetarët, gjaku i së cilëve kalon limitin e lejuar të alkoolit. Duke bërë teste eksperimentuese në drejtimin e makinës, studiuesit nga Universiteti i Utah, Frank Drews, David Strayer dhe Monisha Pasupathi, kanë konstatuar se biseda me Bluetooth nuk është aspak më e sigurt se biseda me celular në vesh, duke e ngarë makinën. Biseda me celularë gjatë drejtimit të makinës te personat e moshës 18-49 vjeç, e ka zvogëluar mesataren e kohës së reagimit, në nivelin e drejtuesve të moshës 65 vjeç, apo edhe më të vjetër. Konferencën për shtyp lidhur me këtë studim mund ta gjeni në find.pcworld.com/62006.
Ndërkohë, bashkudhëtarët llafazanë janë më pak të dëmshëm, sepse mund t’ju tregojnë ndonjë rrezik të mundshëm, të ndalin bisedën, apo të flasin më pak kur kushtet e drejtimit të makinës ndryshojnë. Për arsye se edhe vetë ndodhen në makinë, të paktën llafazanëve mund t’ju thuhet se drejtuesi ka nevojë të përqendrohet. Dy video të bëra për studimin, tregojnë për rrezikun e bisedës në celular gjatë drejtimit të makinës. Në njërën prej videove, drejtuesit, që po bisedon duke përdorur një pajisje që i mundësojnë të flasë pa e vënë celularin në vesh, i ikën dalja për në autostradë për shkak të hutimit. Ndërkohë, në videon e dytë, drejtuesit bën bisedë me udhëtarin, por ky i fundit i tregon me kohë që të marrë kthesën e duhur për të dalë në autostradë. Studimi i bërë vetëm sa përforcon edhe më shumë raportet e mëparshme, ku thuhet se përdorimi i pajisjeve për të biseduar pa e vënë celularin në vesh gjatë drejtimit të makinës, nuk i parandalon aksidentet eventuale. Ndërkohë, shumë shtete të botës kanë lejuar përdorimin e pajisjeve të tilla gjatë drejtimit të makinës.

Lajmet e fundit>