Lajmet

Edhe dy javë shtesë për tenderin e privatizimit të PTK'së

Sep 2 2011
0 Shpërndarje
Edhe dy javë shtesë për tenderin e privatizimit të PTK'së

Më tej raportohet se KQP, ka konstatuar se procesi është duke vazhduar në bazë të vendimeve të Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe dinamikën e paraparë dhe janë kryer përgatitjet e duhura për shpalljen e tenderit për privatizimin e PTK-së.  

KQP gjithashtu ka analizuar edhe kërkesat e dy kompanive pjesëmarrëse në proces për dhënien e një periudhe shtesë kohore për të kryer përgatitjet e nevojshme për pjesëmarrje në këtë proces. 

Si rezultat KQP, ka vendosur që të gjitha kompanive që kanë shprehur interesin e tyre për privatizimin e aksioneve të PTK-së, tu jepen edhe 2 javë afat shtesë kohor për të shprehur interesimin e tyre për pjesëmarrje në tender, në përputhshmëri të plotë me kushtet e parapara në kërkesën për para-kualifikim. 

Ky vendim i KQP-së është marrë me qëllim të arritjes së një niveli më të lartë të konkurrencës në proces, duke pasur kujdes gjithnjë sigurimin e një trajtimi të barabartë dhe fer të të gjitha kompanive pjesëmarrëse në këtë proces.  

KQP, siguron qytetarët e Kosovës, se në procesin e shitjes së aksioneve të ndërmarrjes publike PTK, do të vazhdojnë të aplikohen standardet ndërkombëtare për kryerjen e proceseve të tilla, gjithnjë në pajtim me kornizën ligjore ekzistuese në Republikën e Kosovës.

Lajmet e fundit>