Lajmet

Edhe ekipet Tirana Bus dhe Code in Rose konkurrojnë në Global Startup Battle

Nov 29 2014
0 Shpërndarje
Edhe ekipet Tirana Bus dhe Code in Rose konkurrojnë në Global Startup Battle

11123PCWorld Albanian, edhe në përfundimin e evenimentit Startup Weekend Tirana, tregoi se rezultatet e këtij viti ishin shumë premtuese, dhe se grupet ishin paraqitur aty me plot ide të ndryshme, inovatore dhe të arrira. Tashmë secili nga ne i ka mësuar emrat e tre ekipeve fituese të cilat ishin Shumlist, Tirana Bus dhe Code in Rose. Të tre këto ekipe po përfaqësohen denjësisht me përkushtimin dhe punën e tyre të palodhur në Global Startup Battle.

Skuadrat e vendit të dytë dhe të vendit të tretë, pra Tirana Bus dhe Code in Rose kanë nevojë për mbështetjen tuaj të madhe duke qenë se numri i votave të tyre nuk ka arritur ti rendisë këto dy projekte as në Top 10 e kategorive ku po konkurrojnë.

Këto dy ide janë vërtet interesante, prandaj nëse ju pëlqen projekti i cili u rendit në vend të dytë në Tirana Startup Weekend , i quajtur Tirana Bus me idenë e ofrimit të një sistemi biletash online me anën e një aplikacioni në smartfonët e cdo udhëtari për menaxhim më të mire të kohës, të prezantuar nga Ardit Dine (lideri), Fabio Çimo, Gerta Dervishi, Megi Serani, Rovialdo Konda, jeni të ftuar të klikoni mbi këtë link e të votoni për këtë grup.

Ndërsa përsa i përket grupit i cili u kurorëzua me çmim të tretë në Tirana Startup Weekend, i quajtur Code in Rose me në  qendër përfshirjen më të gjerë të femrave në fushën e programimit, ide kjo e prezantuar nga Fjoralba Golikja (lider), Andi Cobo, Anisa Kasemi, Eni Daka, Klea Mertenika, Sonila Marku, mund t’iu ofroni mbështetjen tuaj duke votuar në këtë link: link. Ky grup ka nevojë për vota dhe mbështetjen tuaj pasi ndodhet në vend të dytë në kategorinë Startup Womens Track.

PCWorld Albanian dëshiron t’ju urojë shumë fat këtyre skuadrave, me shpresën dhe besimin se ato do të ngjiten më lart në klasifikim pasi janë projekte surprizuese të cilat falë vullnetit dhe vendosmërisë premtojnë të jenë nisma të suksesshme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>