Softuer

Edhe gjashtë muaj të tjerë për Windows XP

Oct 5 2008
0 Shpërndarje
Edhe gjashtë muaj të tjerë për Windows XP

Data e re tani është një ndryshim i rregullores. Më parë, Microsoft pati planifikuar që me 31 janar 2009, të ndal dërgesat e XP Professional drejt prodhuesve major të kompjuterëve. “Pasi që më shumë konsumatorë janë duke bërë lëvizjet drejt Windows Vista, ne dëshirojmë të sigurohemi se ata janë duke e bërë këtë lëvizje me besim të plotë dhe sa më lehtë që është e mundur. Duke ofruar downgrade media edhe për disa muaj tjerë, ne jemi duke plotësuar atë pjesë të përkushtimit” tha zëdhënësja në një e-mail. Data 31 janar 2009 është gjithashtu dita e fundit kur kompanitë e vogla, të emërtuara si “ndërtuesit e sistemeve”, do të kenë mundësi të blejnë licenca Windows XP për ti instaluar në makinat e tyre që i kompletojnë. Zëdhënësi shtoi se afati i fundit për ndërtuesit e sistemeve nuk ka ndryshuar dhe se data 31 janar qëndron edhe më tej.

Për ti bërë çështjet edhe më konfuze, disa prodhues të PC-ve kanë pretenduar për një kohë të gjatë se do të ofronin downgrade të XP-së në kompjuterë, edhe pas afati të fundit të 31 janarit. Për shembull, qershorin e kaluar, Hawlett-Packard Co. fliste për një lirim në qershor të vitit 2009. “HP… do të vazhdojë të ofrojë këtë opsion në sistemet e biznesit së paku deri më 30 korrik 2009” tha një zëdhënës i kompanisë pothuajse katër muaj më parë.

Në anën tjetër zëdhënësja e Microsoft-it sqaroi situatën. “Të drejtat [downgrade] nuk largohen” u përgjigj ajo përmes IM (instant messaging) ndaj pyetjeve përcjellëse. “E tërë ka të bëjë mbi posedimin e medias. Gjithmonë ka qenë në rregull të përdorësh atë që e ke”. Microsoft dërgoi Windows XP në gjysmë-pensionim gjatë qershorit të kaluar kur ndaloi shitjen e sistemit të plakur operativ në treg, tërhoqi Windows XP Home nga përdorimi në PC të rinj dhe lejoi instalimin e XP Professional si një downgrade të Vista-së.

Gjithashtu është e mundshme që XP do të jetë i përhapur edhe pas 31 korrikut të vitit 2009. “Të drejtat downgrade nuk kanë afat” tha zëdhënësja gjatë të Premtes.

Prania e mëtejme e vendos Microsoft-in në një pozitë të pazakontë: afati i ri do t’ua bëjë të mundur përdoruesve blerjen e PC-ve me Windows XP deri në korrikun e ardhshëm, vetëm disa muaj para se Microsoft të paraqesë sistemin pasardhës të Vista-së, Windows 7.

Lajmet e fundit>