Vëzhgim

Edhe Google do të protestojë kundër SOPA/PIPA

Jan 17 2012
0 Shpërndarje
Edhe Google do të protestojë kundër SOPA/PIPA

Në vend se të “errësohet” për disa ditë si disa faqe tjera, gjiganti kërkues do të vendos një ANTI-SOPA mesazh në ballinën e saj. Ballina e Google që shpesh përdoret për të festuar përvjetor të ndryshëm, jetën e artistëve apo inxhinerëve që kanë ndikuar kulturën më shumë në përgjithësi por në anën tjetër me aq sa kemi njohuri asnjëherë nuk ka pasur përkrahje kundër lëvizjeve politike në faqen e saj. 

CNET raporton se një zëdhënës i Google ka shtuar se “Sikurse shumë biznese, ndëmarrës dhe ueb përdorues, ne kundërshtojmë këtë akt sepse ka mënyra intelgjente, dhe specifike për të fikur ueb faqe të huaja pa iu kërkuar kompanive Amerikane të censurojnë internetin. Pra nesër ne do t’i bashkojmë forcat me kompani tjera teknologjike për të theksuar këtë çështje në faqen tonë në SHBA’.

Terri i faqeve do të ndodh me 18 të këtij muaji si shenjë proteste ndaj SOPA dhe PIPA, që është duke u debatuar me të madhe përgjatë uebit, dhe vet Dick Costolo CEO i Twitter e ka quajtur këtë çështje të gabuar për biznes. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>