Blog

Edhe Google ka zbuluar një fushatë propagandistike Ruse në reklamat e saj

Oct 9 2017
0 Shpërndarje
Gjigandi i motorit të kërkimit pak ditë më parë tha publikisht se nuk kishte gjetur prova që implikonin Kremlinin. Edhe Google ka zbuluar një fushatë propagandistike Ruse në reklamat e saj Photo Source: Reuters

Google ka gjetur prova të një fushate udhëhequr nga qeveria Ruse për të përhapur propagandën e saj online sipas një raporti të Washington Post.

Raporti vjen në një kohë kur Facebook dhe Twitter gjithashtu kanë zbuluar fushata të ngjashme në platformat e tyre të cilat synonin të influenconin vendimmarrjen e Amerikanëve në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.

Hetimi i Google është në fazat e para sipas Washington Post e cila është në proces të ndarjes së reklamave manipuluese në tërësi dhe atyre Ruse në veçanti.

Thuhet se kompania ka zbuluar dhjetëra mijëra dollar të shpenzuan në reklama në shërbimet e Google si Youtube, Gmail dhe motorin e kërkimit.

Gjigandi i motorit të kërkimit pak ditë më parë tha publikisht se nuk kishte gjetur prova që implikonin Kremlinin.

Muajin e kaluar Facebook tha se qeveria Ruse ka shpenzuar të paktën 100,000 dollar në reklama si pjesë e një fushate propaganduese e cila mendohet të ketë arritur 10 milion njerëz.

Dy javë më parë Twitter tha se kishte mbyllur 200 llogari të lidhura me qeverinë Ruse.

Këto zbulime kanë nxitur kompanisë si Facebook, Google dhe Twitter të shtrëngojnë masat. Përfaqësues nga kompanitë në fjalë kanë dëshmuar edhe përpara Kongresit Amerikan. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>