Harduer

Edhe iPhone 4.6 me paraqitjen Retina

Mar 23 2012
0 Shpërndarje
Edhe iPhone 4.6 me paraqitjen Retina

Apple supozohet që do të mundësojë vendosjen e porosive me prodhues për një paraqitje 4.6 inçësh iPhone Retina, thuhet në një postim të bërë nga Reuters gjatë ditës së djeshme, duke cituar një raport nga Gazeta e Biznesit Maeil në Korenë Jugore.

Nëse është e saktë, kjo do të nënkuptonte pajisjen e tretë të ndërmarrjes Apple me një paraqitje Retina. Të tjerët janë iPad me 9.7 inçë i cili sapo është lëshuar dhe iPhone 4S me 3.5 inçë.

Paraqitja Retina 960-me-640 piksellë përfshin 326 piksellë për inçë derisa ekrani iPadit të ri (2048-me-1536 piksellë) kanë 264 piksellë për një inçë.

Kjo paraqet një ekran relativisht të rëndë për një smartphone që ka një ekran xhami me 4.6 inçë . Një telefon më i madh mund t’ia mundësojë ndërmarrjes Apple që të përfshijë çipe të përditësuar si A5X. Kjo veçori e çipit është grafika katër bërthamore. Për krahasim, Samsung Galaxy S II Skyrocket HD ka një ekran 4.65 inçë HD Super AMOLED./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>