Harduer

Edhe Jennifer Lopez ka tashmë kompaninë e saj wireless

May 27 2013
0 Shpërndarje
Edhe Jennifer Lopez ka tashmë kompaninë e saj wireless

Verizon Wireless po bashkëpunon me këngëtaren dhe aktoren Jennifer Lopez për të krijuar një kompani distribucioni në SHBA e cila do të ofrojë pajisjet e Verizon në dyqane online ose jo për konsumatorët latinë.

Kompania e re mban emrin Viva Mobil dhe zotërohet më së shumti nga Lopez. Ajo përfaqëson një partnership mes saj, kompanisë së shpërndarjes së pajisjes BrightStar si dhe Moorehead Communications, rishitësit më të madh mobile të Verizon.

Dyqani i parë do të hapet në Nju Jork më 15 qershor. Para përfundimit të vitit, Viva Mobil do të ketë 15 dyqane në të gjithë vendin.

Në konferencën për shtyp gjatë javës së kaluar u deklarua se tregu që synohej ishte ai latino-amerikan i cili vlerësohet se ka 52 milionë njerëz. Latinët në SHBA kanë një normë rritjeje të popullsisë me 43%, shumë më të lartë se ajo e popullsisë në SHBA dhe kanë njëkohësisht karakteristika unike si konsumatorë, u shpreh Lopez.

J.Lo është gjithashtu edhe shefe marketingu dhe është përgjegjëse për inovacionin. “Jemi bikulturorë, bilingualë dhe jemi rritur në SHBA,” tha ajo. “Si latinë modernë, i bëjmë gjërat ndryshe, përfshi këtu mënyrën se si blejmë pajisjet wireless.”

Dyqanet do të kenë shitës që i flasin të dyja gjuhët, do të ketë kënde lojërash për fëmijë, duke qenë se pjesa më e madhe e latinëve bëjnë pazar së bashku me fëmijët e tyre.

Jennifer Lopez do të jetë gjithashtu pjesë e stafit dizajnues të dyqaneve dhe aksesorëve të Viva Mobil. Kompania do t’i shesë aksesorët e saj edhe përmes faqes së Facebook-ut, ku konsumatorët kanë mundësi të përhapin lajmin tek miqtë e tyre. (PCWorld Albanian)

Lopez

Tags >

Wi-Fi
Lajmet e fundit>