Lajmet

Edhe kompania Microsoft sulmohet

Feb 23 2013
0 Shpërndarje
Edhe kompania Microsoft sulmohet

microsoft securityListës së viktimave të fundit nga sulmet kibernetike i bashkohet edhe gjiganti softuerik, Microsoft.

Kjo ndërmarrje ka lajmëruar në një Qendër për Përgjigje rreth Sigurisë gjatë të premtes për disa parregullsi që ishin hasur në kompjuterët e punëtorëve.

“Gjatë hetimit tonë, ne gjetëm që një numër i vogël i kompjuterëve, duke përfshirë disa në njësinë tonë të biznesit Mac, ishin infektuar nga softuer keqdashës duke përdorur teknika të ngjashme me ato të dokumentuara nga organizatat e tjera,” tha ndërmarrja përveç të tjerash në këtë raport.

“Ne nuk kemi gjetur dëshmi që të dhënat e konsumatorëve të jenë prekur dhe hetimi jonë është duke vazhduar.”

Në listën e ndërmarrjeve të mirënjohura që së fundi kanë caqe të sulmeve të një natyre të ngjashme bëjnë pjesë edhe ndërmarrjet si Facebook, Apple, Twitter, New York Times dhe Wall Street Journal.

Njëra nga arsyet kryesore që mundësoi këtë sulm thuhet të ketë qenë një dobësi në platformën Java të Oracle, për të cilën gjë konfirmon edhe ndërmarrja Microsoft. “microsoft

Ky lloj i sulmit kibernetik nuk është befasi për Microsoft-in dhe ndërmarrjet e tjera që kanë të bëjnë me kundërshtarë të përcaktuar dhe këmbëngulës.”

Ndonëse ndërmarrjet si Times, Journal dhe Apple e paraqitën Kinën si burimin e sulmeve, ky shtet ka mohuar përfshirjen në këto sulme.

Twitter nuk përmendi ndonjë burim të sulmeve, por kishte kërkuar që 250,000 përdorues të ndërrojnë fjalëkalimet e tyre. (PC World Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>