Harduer

Edhe Lenovo futet në tregun e tabletëve

Jul 20 2011
0 Shpërndarje
Edhe Lenovo futet në tregun e tabletëve

Vetitë e shumta në këta tabletë do të përfshijnë përkrahjen për shërbimin e filmave Netflix dhe një numër të gjerë të softuerëve argëtues. Ndër vetitë e fundit të vendosura në tabletët e rinj janë përkrahja për laps dhe porte për vendosjen e tastierës opsionale. Të dy produktet do të kenë ekrane 10 inçëshe, dhe do të fillojnë të shiten në muajin gusht me çmime prej 499$, derisa porositë e para mund të bëhen nga e mërkura.

IdeaPad përfshinë memorie prej 32GB, përderisa ThinkPad vjen me 16GB memorie dhe përfshinë një shumëllojshmëri të vetive të dedikuara për ofrimin e një niveli më të lartë të sigurisë për biznese. Modelet fillestare të ThinkPad janë vetëm Wi-Fi, por Lenovo deklaroi se janë duke punuar për modelet e reja 3G që do të dalin në treg pas modeleve fillestare.

Lenovo gjithashtu është duke planifikuar edhe dyqanin e aplikacioneve Lenovo App Shop që do t’iu ofrojë përdoruesve aplikacione të ndryshme për harduerin e tyre dhe për të ndihmuar në shërbim me programet që do të lehtësonin realizimin e operacioneve të tyre biznesore. /cio.al

Lajmet e fundit>