Harduer

Edhe Microsoft-i i bashkohet garës për krijimin e një orë inteligjente

Apr 16 2013
0 Shpërndarje
Edhe Microsoft-i i bashkohet garës për krijimin e një orë inteligjente

Mesa duket edhe gjigandët e Microsoft-it po i bashkohen Apple, Samsung dhe LG në garën për të zhvilluar një orë inteligjente.

Sipas raportimeve të Wall Street Journal, Microsoft-i po punon për dizajnet e një ore që do të ketë ekran me prekje.

Në fillim të këtij viti kompania u ka kërkuar prodhuesve aziatikë t’i dërgojnë pjesë të ndryshme për një pajisje që me shumë mundësi mund të jetë orë.

Një nga burimet e WSJ është shprehur se kompania ka realizuar edhe një takim me ta në Redmond të Uashingtonit, ku ndodhen edhe zyrat qendrore.

Microsoft-i, nga ana tjetër, nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare deri tani lidhur me këto raportime.

Gjithsesi, kompania nuk është e panjohur në këtë fushë.

Disa kohë më parë ata kanë bashkëpunuar me Fossil dhe prodhues të tjerë orësh dore për të krijuar teknologjinë Smart Personal Object, e cila ishte një orë dore që mund të lidhej me kompjuterin përmes një kablli. Kjo teknologji ofronte të reja mbi tregjet financiare, motin etj.

Ndërkohë, konkurrentët e Microsoft-it kanë konfirmuar disa muaj më parë se po punojnë për ndërtimin e orëve inteligjente.

Një prej tyre është Apple, të cilët u shprehën në shkurt se ora e tyre e dorës do të përbëhet nga xhami i përkulshëm.

Samsung-u po ashtu po punon prej kohësh për një orë të tillë. Së fundmi, edhe LG i është bashkuar kësaj sfide. (PCWorld Albanian)microsoft

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>