Harduer

Edhe Microsoft-i mund ti bashkohet tregut të orëve inteligjente

Jul 16 2013
0 Shpërndarje
Edhe Microsoft-i mund ti bashkohet tregut të orëve inteligjente

BILL GATES SHOWS NEW SMART PERSONAL OBJECTS TECHNOLOGYAmongTech dhe The Verge, po raportojnë se Microsoft-i po punon në një orë inteligjente alumini me një ekran 1.5 inç.

Thuhet se Ora është gati si një prototip dhe ka si funksion një band të lëvizshme që do të vijë në shumë ngjyra.

Është interesant fakti që thuhet se ora do të vijë në një oksinitrat alumini. Edhe pse informacioni duket si i pa konfirmuar, duke qenë se tregu i orëve inteligjente po vështirësohet, gjetja e një materiali interesant mund ta fus lehtësisht në treg Microsoft-in.

Sipas raporteve, ora do të punojë me një version të modifikuar të Windows 8 dhe do të ketë gjithashtu ruajtje në re (cloud) fal suportit të LTE.

Nëse ky informacion është i vërtetë atëherë Google Glass do të duket si lodër para kësaj ore. Nuk ka asnjë informacion se kur do të dal kjo orë, por sipas informacioneve që qarkullojnë në disa media pritet së shpejti. Ora e Apple pritet të dal jo para vitit 2014. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>