Biznes

Edhe një rrjet social; radhën e ka Microsoft!

Jul 15 2011
0 Shpërndarje
Edhe një rrjet social; radhën e ka Microsoft!

Faqja që po shihni më poshtë është publikuar në web gjatë ditës së sotme në socl.com, që siç duket është pronë e Microsoft. Së paku sipas Fusible, ka thashetheme se Microsoft është blerësi fatlum i Social.com, që mund të nënkuptoj se kanë paguar 2.6 miliard dollarë vetëm për këtë emër domeni.

Siç po thuhet ka gjasa të jetë një ndërlidhje me Bing, dhe të ketë një emër Tulalip që në gjuhën amerikane origjinale është emri i një fisi afër Redmond, Washington, ku edhe është qendra e Microsoft. 

Me Tualip ju mund të gjeni çka ju duhet dhe të shkëmbeni atë që dini më lehtë se kurrë më parë, thuhet në një vend. “Gjeni dhe shkëmbeni” kjo tingëllon si pikë interesante, sepse me Google në Google+ kërkimi është paksa i vështirë.

Për çudi në faqe shihet edhe një buton i Facebook dhe Twitter (për tu kyçur me këto shërbime), që sipas analistëve nënkupton se kjo nuk do të jetë ndonjë eksperiencë e rëndë Microsoft por një eksperiencë sociale. 

Microsoft në anën tjetër është betuar se aksidentalisht ka plasuar këtë pamje, por mesa duket aksidenti shumë shpejtë do t’i shndërrohet në presion medial, për shkak të kureshtjes kuptohet. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>