Harduer

Edhe një tjetër prodhues RAM-i vendos të tërhiqet nga tregu

Dec 10 2012
0 Shpërndarje
Edhe një tjetër prodhues RAM-i vendos të tërhiqet nga tregu

PQI ka aq probleme në tregun e memories RAM, saqë nuk ka më kuptim shtyrja e tërheqjes së saj nga prodhimi i moduleve të memories.

Bazuar në një raport të Digitimes, numri i kompanive që prodhojnë module memorieje do të ulet deri vitin tjetër.

Kompania PQI u përpoq për të ofruar shumëllojshmëri dhe disi për t’i bërë produktet e saj mjaft interesantë që t’i shpëtonte depresionit ekonomik, dhe më e rëndësishmja, rënies së rëndë të industrisë së kujtesës.

Gjatë dy viteve të fundit, çmimet e DDR3 kanë rënë në mënyrë konstante dhe çdo kundërveprim nuk ishte kurrë i mjaftueshëm për të marrë veten nga shkurtimet e çmimeve. Për përdoruesit, ky nuk ishte tjetër veçse një lajm i mirë. Në fund të fundit, modulet RAM DDR3 prej 4 GB që shiten nën 16 $, janë rast i mirëpritur në çdo ditë të javës.

Fatkeqësisht, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për kompaninë prodhuese. Mikron pranoi ta blejë atë. PQI (Power Quotient International) është duke marrë masa më proaktive për të ulur humbjet e saj ndërkohë që ende mundet.

Thamë se kompania u mundua t’i dallonte produktet e saj, por ajo që arriti ishte të largohej nga modulet e memorieve kompjuterike.

Në vend të tyre PQI ka vendosur të fokusohet në produkte ruajtjeje të dhënash (USB), aksesorë wireless për produktet Apple, pjesë periferike kompjuterësh, dhe pajisje ruajtjeje të dhënash Wi-Fi.

Sapo të ndalojë të gjitha aktivitetet PC DRAM, PQI do të bëhet më aktive në tregun e USB 3.0. Në fakt, ka për qëllim të ndalojë prodhimin e USB-ve 2.0 brenda 6 muajve.

Për të mbështetur këtë vendim, shefi ekzekutiv i PQI-së, Alan Chang, është shprehur se beson që USB 3.0 do të përdoret në 70% të të gjithë flashdriver-avederi në fund të 2013. (PCWorld Albanian)

Tags >

harduer
Lajmet e fundit>