Lajmet

Edhe para skandalit të NSA-së, amerikanët ishin të shqetësuar për cënim të privatësisë

Jun 15 2013
0 Shpërndarje
Edhe para skandalit të NSA-së, amerikanët ishin të shqetësuar për cënim të privatësisë

Edhe para se të paraqitej skandali për përgjimin dhe monitorimin që i bën Shërbimi i Sigurisë Kombëtare banorëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qytetarët kishin shprehur shqetësimin në lidhje me qasjet e paautorizuara që i kryen qeveria në të dhënat personale si në e-maile, veprimtarinë në ueb dhe porositë apo thirrjet e kryera me telefon. Sipas një studimi të bërë pak ditë përpara se të paraqitej lajmi për programin PRISM, 85 për qind e banorëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës thanë që ishin të shqetësuar për këto lloje qasjesh të paautorizuara.

Sipas 17th Allstate/National Journal Heartland Monitor Poll, dy të tretat e tyre ndjejnë që ata kanë pak ose aspak kontroll mbi llojin e informacioneve që grumbullohen ose përdoren nga ato organizata dhe pothuajse 60 për qind thanë që ata nuk janë në gjendje që të përmirësojnë informacionet e pasakta personale.

Studimi është bërë gjatë periudhës 29 maj – 2 qershor 2013 dhe zbulon që më tepër se 20,000 banorë në SHBA që u intervistuan ishin të shqetësuar për privatësinë e tyre. 48 për qind të atyre që u përgjigjën thanë që ata kanë ndonjë, apo vetëm një mirëbesim tek qeveria kur vjen puna për përdorimin e të dhënave të tyre personale. Dhe 28 për qind e të përgjigjurve thanë që ata iu besojnë shërbimeve telefonike dhe atyre të internetit sa i përket përgjegjësisë në përdorim të informacionit.

Disa institucione amerikane kanë besimin e qytetarëve për privatësinë

Sidoqoftë, jo të gjitha organizatat shihen si jo të besueshme. Ofruesit e shërbimeve shëndetësore dhe punëtorët e tyre shihen si institucionet më të besueshme, ku 80 për qind e tyre thanë që ata kanë një besim të madh në korrektësinë e tyre. Bankat dhe avokatët po ashtu ishin në mesin e atyre të cilët ishin të besueshëm, ndërmarrjet mediatike dhe të rrjeteve shoqërore nuk ishin të besueshme, tha Marci Kaminsky, që është zëvendës kryetar i lartë i marrëdhënieve publike për Ndërmarrjen e Sigurisë Allstate, gjatë një prezantimi për rezultatet e anketës.

Banorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë optimistë dhe shohin zgjidhje për shqetësimet e tyre në lidhje me cënimet e privatësisë, por nuk besojnë që qeveria duhet të përzihet më shumë. Shumë pak, vetëm 10 për qind, favorizuan zgjerimin e vëzhgimit të qeverisë në veprimtarinë e telefonëve mobilë dhe veprimtarisë në e-mail. 44 për qind favorizuan rritjen e vëzhgimit me kamera të vendeve publike. Vetëm 16 për qind ishin në favor të “kufizimit të rritur të uebfaqeve dhe më pak liri për t’iu qasur burimeve në internet”. Banorët po ashtu ishin të shqetësuar për privatësinë për gjeneratën e ardhshme. 9 në 10 të anketuar thanë që ata kanë më pak privatësi se sa brezat e kaluar dhe ata presin që edhe gjeneratat e ardhshme të kenë edhe më pak privatësi.

Një shumicë prej 88 për qind thanë që ata favorizojnë një politikë federale që do të kërkonte fshirjen e informacioneve online. Megjithëse nuk janë të pajtimit për grumbullimin dhe përdorimin e informacioneve, një shumicë e të përgjigjurve e dinë që do të mund të kishin përfitime nga grumbullimi i të dhënave personale. Më tepër se dy të tretat mendojnë për shembull që shpalosja e të dhënave personale është një tregti me jashtë për përdorim të gjërave si rrjetet shoqërore dhe shërbimet për

biseda me video apo me porosi të çastit (instant messaging) që iu mundësojnë atyre që të jenë në kontakt me të afërmit dhe shokët. Ata po ashtu e dinë që mund të përfitojnë nga reklamat që kanë të bëjnë me veprimtarinë e tyre që i informojnë ata më mirë për produktet dhe shërbimet dhe iu ofrojnë atyre kontrata.

Kërcënimet më të mëdha për privatësinë vijnë nga ndërmarrjet me siguri të ulet

Jon Leibowitz, që është ish- kryetar i Komisionit Federal Tregtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, diskutoi rezultatet e anketës gjatë prezantimit dhe tha që ai mund të përfitojë nga grumbullimi i të dhënave. “Vetë mua nuk më bën përshtypje reklamimi i përgatitur,” tha ai, duke shtuar që mendon që njerëzit që nuk pajtohen, duhet të jenë në gjendje që ta bëjnë këtë gjë. “Kompjuteri juaj është prona juaj dhe njerëzit nuk duhet të jenë duke vendosur gjëra në të pa pëlqimin tuaj.”

Njerëzit po ashtu kanë të drejtë të shqetësohen për praktikat e zbuluara së fundi të NSA-së për grumbullim të të dhënave dhe kjo vëmendje e rritur do t’i bëjë ata më dyshues sa i përket të dhënave të grumbulluara po ashtu nga sektori privat, tha Leibowitz.

Disa nga kërcënimet më të mëdha ndaj privatësisë vijnë nga ndërmarrjet që grumbullojnë të dhëna që çalojnë nga siguria e të dhënave dhe ndërmarrjet që shesin dhe kombinojnë ato të dhëna, tha Leibowitz. Kongresi duhet të skicojë një projektligji për mbrojtje tërësore të privatësisë, tha ai.

“Përgatitja e një projektligji për privatësi është diçka që përfundimisht do të jetë në pjatën tonë,” tha përfaqësuesja Marsha Blackburn, që është republikane nga Teneseja dhe anëtare e Grupit Parlamentar Dypartiak për Privatësi”. Por ajo thagjithashtu se të dhënat janë një burim i shkëlqyer që mund të sjellin produkte të reja dhe informacione dhe zgjidhje mjekësore për amerikanët. (PCWorld Albanian)

nasa

Tags >

NASA
Lajmet e fundit>