Biznes

Edhe PlayStation 4 do të shitet në Kinë

May 26 2014
0 Shpërndarje
Edhe PlayStation 4 do të shitet në Kinë

PS4_4_610x407Siç duket, Microsoft nuk do të jetë kompania e vetme që do të fillojë shitjen e konsollave të gjeneratës më të re në Kinë. Sony ka lajmëruar që PlayStation 4 do të jetë së shpejti në dispozicion për t’u blerë në këtë shtet.

Lëshimi ka një strukturë të ngjashme veprimi, një bashkëpunim me një kompani lokale për të shpërndarë konsollën, e po ashtu edhe menaxhimin e shërbimeve online dhe shitjeve të softuerëve me pakicë. Është interesante të thuhet që kompania bashkëpunëtore e Sony-it është Shanghai Oriental Pearl Group, një degë e Shanghai Media Group, po ashtu posedon BesTV-në, që është bashkëpunëtori i Microsoft-it në Kinë.

Microsoft vlerëson që janë gjysmë miliard lojtarë në Kinë dhe përfitimet nga lojërat për PC, pajisje mobile dhe lojërat online mund të kapin vlerën prej më tepër se 13 miliardë dollarëve, vlerësim ky i bërë gjatë vitit 2013. Është një mundësi e artë dhe Sony synon që ta shfrytëzojë atë.

PS4 i Sony-it e ka tejkaluar me numër të shitjeve konsollën Xbox One në SHBA dhe për momentin është në dispozicion në më tepër shtete se sa konsolla e Microsoft-it. Nuk ka informacione se kur pritet të jetë në shtije PS4 në Kinë, por mund të mos jetë befasi nëse Sony e mposht kompaninë Microsoft në treg (Xbox One është paralajmëruar që të lëshohet në Kinë gjatë shtatorit), duke e ditur dominimin e tanishëm nga Sony. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>