Harduer

Edhe pse një dështim, qarkullojnë më shumë Note 7 në treg sesa LG V20

Dec 22 2016
0 Shpërndarje
Edhe pse një dështim, qarkullojnë më shumë Note 7 në treg sesa LG V20

exploded-note-7-100682132-orig-100698653-largeNdërsa Samsung përgatit një përditësim softueri i cili efektivisht do të bëjë të papërdorshëm çdo model Galaxy Note 7 në qarkullim, disa statisika zbulojnë diçka interesante: ekzistojnë më shumë Note 7 në treg sesa LG V20.

Apteligent ka publikuar një grafik të telefonëve më të mirë Android dhe popullaritetit të tyre për gjysmën e dytë të 2016-tës.

Detaji më i prekshëm është dominimi i Galaxy Note 7-tës ndaj çdo prodhuesi telefonësh Android.

apteligent-chart-100700142-large-1

Siç mund të shikoni në grafik, shitjet e Note 7 arrijnë një pik në Shtator pak ditë përpara fushatës masive të zëvendësimit të modeleve me bateri defektive.

Sot, plot 3 muaj pas startit të problemeve, Galaxy Note 7 akoma zë 7% të tregut të telefonëve të rangut të lartë.

Kjo shifër është më e lartë sesa ajo e LG V20 i cili debutoi në Tetor. Megjithatë një tjetër detaj i fundit i cili bie në sy janë shitjet masive të telefonit me ekran 5.2inç Sony Xperia XZ. Kjo do të thotë se ekziston akoma dëshira për telefonë me ekran kompaktë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>