Harduer

Edhe router-ët më popullore përmbajnë dobësi sigurie

Apr 21 2013
0 Shpërndarje
Edhe router-ët më popullore përmbajnë dobësi sigurie

13 router të përdorimit shtëpiak apo për zyra përmbajnë probleme sigurie të cilat i lejojnë hakerët të monitorojnë apo të modifikojnë trafikun e rrjetit.

Sipas Independent Security Evaluators (ISE), që është një firmë këshilluese sigurie në Baltimore, të gjithë router-ët që testuan rezultuan me probleme.

Ato mund të shfrytëzoheshin nga hakerët nëse ata kishin kredencialet e aksesit. Produktet e testuara përfshinin Linksys, Belkin, Netgear, Verizon dhe D-Link.

Të gjitha modelet u testuan bazuar në konfigurimet e tyre automatike. Në raportin e ISE shkruhej gjithashtu se konsumatorët kishin shumë pak mundësi për të reduktuar shanset e sulmeve.

“Eliminimi i sulmeve kërkon zakonisht një nivel më të sofistikuar njohurish, përmes së cilave arrihet të dedektohet nëse trafiku i rrjetit në fjalë është aksesuar nga dikush tjetër.

Nëse trafiku nuk është i enkriptuar, atëherë ai mund të gjurmohet dhe të shihet.

Sulmet e njohura me termin “Man-in-the-middle” u mundësojnë hakerëve të lançojnë sulme më të sofistikuara në të gjithë përdoruesit që përdorin domeinin e router-it, u shpreh ISE.

Ata mund të realizojnë sulme si gjurmimi, apo përgjimi, tek ndërhyrjet në trafikun non-SSL (Secure Sockets Layer), të ndërhyjnë në opsionet e DNS (Domain Name System) si dhe të performojnë apo të shpërndajnë sulmet e “mohimit të shërbimit” (denial-of-service).

Sipas ISE, disa router përmbajnë edhe dobësi që i lejojnë hakerët të ndërhyjnë në infrastrukturën e tyre bazë. Ndër produktet që ishin vulnerabël ndaj sulmeve renditeshin Linksys WRT310v2, Netgear WNDR4700, TP-Link WR1043N, Verizon FiOS Actiontec MI424WR-GEN3I, D-Link DIR865L dhe Belkin N300, N900 dhe modelet F5D8236-4 v2. ISE i ka njoftuar prodhuesit të bëjnë “upgrade” për firmware-n si dhe t’u dërgojnë përdoruesve të regjistruar instruksionet përkatëse. (PCWorld Albanian)

rooter

Tags >

siguri
Lajmet e fundit>