Harduer

Edhe Samsung sjell Galaxy S4 me ngjyrë floriri

Sep 26 2013
0 Shpërndarje
Edhe Samsung sjell Galaxy S4 me ngjyrë floriri

samsung galaxy s4 floriJu pëlqen shume iPhone 5S në versionin me ngjyrë floriri por nuk jeni të gatshëm të hiqni dorë nga Android? Mbase Samsung Galaxy S4 do t’ju ndihmojë të qendroni besnikë të sistemit.

Samsung Arabia zbuloi dje në Facebook dhe Twitter Galaxy S4 në ngjyrë floriri të errët dhe në ngjyrë floriri të përzjerë me pink.

Padyshim, kjo lëvizje e Samsung-ut është e zgjuar.

Mesa duket, kompania do të testojë ecurinë në Lindjen e Mesme, duke marrë shkas nga fakti se iPhone 5S me ngjyrë gold u ble aq shpejt në rradhët e dyqaneve të Apple dhe dyqanit zyrtar online, sa që kompania u detyrua të lajmëronte se të gjitha rezervat e këtij versioni kishin përfunduar dhe konsumatorëve do t’u duhej të prisnin deri në tetor për ta riblerë sërish.

Apple ka kërkuar gjithashtu rritje të prodhimit të smartfonit më të fundit me rreth 33%. Përsa i përket Samsung-ut, në të ardhmen mund të shohim ndoshta edhe ngjyra të tjera për linjën Galaxy ose më gjerë.

Kompania po përpiqet me çdo kusht të zbusë konkurrencën me Apple. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>