Vëzhgim

Edhe Twitter, me konkurrent?

Jun 7 2011
0 Shpërndarje
Edhe Twitter, me konkurrent?

Megjithatë, ne nuk duhet të brengosemi edhe aq shumë për konkurrencën e Weibo-s, për shkak se Weibo deri diku ka kopjuar Twitter-in.

 Edhe pse në ditët e sotme kopjuesit po fitojnë. Sipas disa raporteve nga burime të ndryshme interneti, mikroblogu, Sina Weibo është në dispozicion vetëm në gjuhën kineze, por pas dy-tre muajve do të jetë në dispozicion edhe në gjuhën angleze dhe shumë gjuhë tjera. Sina Weibo, tashmë ka 140 milionë përdorues, përderisa Twitter kryeson më 200 milionë përdorues, gjithmonë duke u bazuar nga raportet e faqeve informative dhe të besushme.

Çfarë mendoni ju? Vërtetë Twitter do të mposhtet nga Sina Weibo, veçanërisht kur Twitter tani ka shpalosur disa tipare të reja, si shërbim fotografish dhe videosh, integrim të thellë në sistemin mobil iOS 5, butonin për ndjekje të uebfaqeve, blerjen e shërbimit TweetDeck, ndërlidhjen e Amazon, AOL Video, Gowalla, Foursquare, Meetup dhe Plancast.

Ekziston thënja: ”Kurrë mos thuaj kurrë,” por un për vete nuk besoj se Twitteri Kinez mund ta kaloj Twitter. Shkruani edhe ju mendimet tuaja më poshtë.

Lajmet e fundit>