Lajmet

Edhe Twitter si Facebook-u: Lançon programin testues në Android

Nov 9 2013
0 Shpërndarje
Edhe Twitter si Facebook-u: Lançon programin testues në Android

twitterTwitter u ka dërguar një mesazh anëtarëve të Twitter for Android Experiment Google Group, një grup i krijuar nga kompania, ku i fton ata të marrin pjesë në programin e ri të testimit i cili është aktualisht në fazë alfa.

Për momentin, programi do të jetë i disponueshëm vetëm për anëtarët e këtij grupi.

Grupin në fjalë, Twitter e ka hapur në gusht të këtij viti dhe anëtarët e tij kanë përdorur versionet e aplikacionit në Android, shpeshherë me gabime, të cilat kanë ndryshuar herë pas here gjatë gjithë kësaj kohe.

Ata i kanë dërguar rregullisht Twitter-it përshtypjet e tyre si dhe opinionin mbi performancën.

Tashmë, kompania po i fton përdoruesit të testojnë edhe versionet në fazat shumë të hershme të aplikacionit. Të njëjtën gjë bëri një muaj më parë Facebook-u me aplikacionin e vet për Android, pikërisht përmes një programi alfa.

Njoftimi që u ka shkuar testuesve beta shpjegon se Twitter do t’u japë mundësi atyre të japin direkt përshtypjet në forum si dhe të bashkëpunojnë me kompaninë, duke marrë një rol më aktiv në gjetjen dhe testimin e gabimeve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>