Lajmet

Edhe YouTube është bllokuar tashmë në Turqi

Mar 29 2014
0 Shpërndarje
Edhe YouTube është bllokuar tashmë në Turqi

turkey-flag-786x30511Vetëm pak ditë pasi u bllokua Twitter-i, qeveria turke ka bërë të njëjtën gjë edhe për YouTube. Rrjeti social i videove nuk është më i aksesueshëm prej ditës së enjte në Turqi, në asnjë prej ISP-ve. Nëse përdoruesit përpiqen ta aksesojnë do t’iu shfaqet një mesazh në fund të ekranit i cili thotë se “Aksesi është bllokuar nga Presidenca e Telekomunikacioneve.”

youtubeengel-ekrangoruntusuSipas Reuters, Autoriteti i Telekomunikacioneve Turke ka marrë gjatë ditës së enjte masa administrative kundër kompanisë që zotërohet nga Google për shkak të mospërputhjeve me ligjin. Në vendimin ku shpjegohet se përse është bllokuar aksesi, shkruhet: “Pas analizave teknike dhe ligjore të bazuara në Ligjin Nr. 5651, janë marrë masa administrative kundër kësaj uebfaqeje (Youtube.com) sipas vendimit Nr. 490.05.01.2014.-48125 dt. 27/03/2014 të Telekomünikasyon İletişim Başkanlığı.”

Zv. Presidentja e Këshillit Evropian, Neelie Kroes, u shpreh se kjo është një tjetër lëvizje e dëshpëruar në Turqi. “Dua të shpreh mbështetjen time për gjithë ata që mbështesin lirinë e vërtetë dhe demokracinë. Ne në Evropë jemi për një internet të hapur dhe liri fjale.”

Në fillim të javës, Wall Street Journal (WSJ) raportoi se Google kishte refuzuar të fshinte një video në të cilën thuhet se tregohet mbi korrupsionin e qeverisë. Sipas raportimeve, ajo përfshin një regjistrim të kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan, ku ai i thotë të birit të fshehë paratë cash nga hetuesit. Videoja është parë tashmë me miliona herë. (PCWorld Albanian)

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>