Lajmet

Edhe zyrtarisht Sony Ericsson paralajmëron pajisjen IDOU

May 29 2009
0 Shpërndarje
Edhe zyrtarisht Sony Ericsson paralajmëron pajisjen IDOU

Sony Ericsson më në fund gjatë të mërkurës ka bërë të ditur se koncepti i tyre i etiketuar si Idou, do të paraqitet në treg dhe do të riemërohet si Satio. Në të njejtën ngjarje, kompania shpalosi edhe dy pajisje tjera të reja për gjysmën e dytë të vitit 2009, celularin argëtues të kontrolluar me gjeste dhe celularin rrëshqitës që mund të kontrollojë dhe të ketë çasje në materiale të PS3-it tuaj.

Idou debutoi në Kongresin Botëror të Pajisjeve Mobile, që u mbajtë në Barcelonë më herët gjatë këtij viti, por në atë kohë Sony Ericsson iu referuar Idou-s si një dizajn koncept, gjë që na bëri shumë të shqetësuar. Pasi lexueam pllakën e specifikave, që na tregonte se do të ketë një kamerë 12.1megapikselëshe, ekran të ndjeshëm në prekje me madhësi 3.5 inç dhe do të punojë në platformën më të fundit Symbian, ne ishim jashtëzakonisht kërkues për të shikuar një koncept të këtillë. Por tani që gjërat janë zyrtare, ne mund të luajmë lojën e pritjes.
 

Duke u larguar nga ekranet e ndjeshme në prekje, Sony Ericsson gjithashtu lajmëroi Aino-n: një rrëshqitës i bukur me një kamerë 8 megapikselëshe dhe me aftësi për të transmetuar materiale nga PS3-i juaj, pa nevojën e ndonjë kablloje. Kjo pajisje do të arrijë me softuerin e ardhshëm të Sony Ericsson, Media Go, i cili mund të sinkronizojë materiale mes PC-s dhe celularit tuaj përmes Wi-Fi, dhe përveç kësaj ju do të jeni në gjendje të kontrolloni PS3-in tuaj prej së largu, si dhe do të mund ti qaseni materialit tuaj qoftë përmes Wi-Fi qoftë përmes Internetit. Kjo na lë të nënkuptojmë se ju do të jeni në gjendje të shikoni video materiale të ruajtura në PS3-in tuaj përmes pajisjes suaj gjersa udhëtoni me autobus, megjithëse koha do të tregojë sesa but do të shkojnë gjërat përgjatë rrejtit 3G.

Së fundi, prodhuesi Japonez-Suedes tregoi edhe për modelin e quajtur Yari, një pasardhës i modelit të vitit të kaluar F305, që përmban një fokusim në kontrollat e luajtes me gjeste. F305 përdorte një akselerometer për të kontrolluar lojëra, si për shembull loja me birila që kontrollohej përmes lëvzijes së dorës suaj, por gjersa F305 dihet se është një model i parapaguar, Yari është një produkt i rangut mesatar me një kamerë 5 megapikselëshe dhe harduer për GPS të asistuar. Gjithashtu do përkrah funksionin e Sony Ericsson të quajtur Music Call, që ju lejon të lëshoni një këngë nga libraria juaj muzikore për një shok, gjatë një bisede telefonike me të.

Sony Ericsson bëri të ditur se pajisjet e reja do të jenë në treg gjatë çerekut të katërt të këtij viti.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lajmet e fundit>