Harduer

Edhe HTC ka “probleme” me antenën tek modeli HD7

Dec 3 2010
0 Shpërndarje
Edhe HTC ka “probleme” me antenën tek modeli HD7

Së pari Apple me iPhone 4, nisi rrugëtimin me çështjet e lidhura me antenën e tani radhën e ka HTC HD7 që po përjeton humbjen e sinjalit. GSMArena ka raportuar se nëse celulari mbahet në njëfarë forme të caktuar, celulari me bazë në Windows Phone 7 përjeton probleme me pranim të valëve që shkaktohen nga dizajni i antenës.

Megjithatë, për hir të së vërtetës, gjërat qëndroni më mirë sesa që po tingëllojnë. Edhe kur është mbështjellë nga duart, celulari HTC HD7 nuk ka humbur tërësisht sinjalin. Vetëm dy prej pesë shiritave të valëve u larguan.

Por duket ditur se kjo mund të ndodh edhe kur mbani celularin në mënyrë normale, çështjet e prekjes së “vdekjes” janë diçka që duhet të kihen parasysh kur konsumatori sillet në zona të recepcionit të dobët të valëve. Deri sot HTC nuk ka thënë asnjë fjalë në lidhje me këtë çështje, ndërsa sot ajo është përgjigjur:

“Kualiteti në dizajnin industrial është me rëndësi kyçe për HTC. Për të siguruar sinjalin më të mirë të mundshëm, antenat janë vendosur në zona që ka pak gjasa që mbulohen nga fytyra apo dora e njeriut gjersa celulari është në përdorim”.

Megjithatë, është e paevitueshme që një fuqi e sinjalit të mos humbet kur mbulohet nga pëllëmba apo gishtërinjtë e përdoruesit. Ne testojmë të gjithë celularët tonë dhe themi me vetëbesim se nën kushte normale fuqia dhe performanca e sinjalit janë më se të mjaftueshme për operim të celularit në zona ku mbulimi me sinjal është gjithashtu adekuat”.

Për fat HTC nuk filloi të gjuaj fajin tek të tjerët, siç bëri muaj më parë një kompani që të gjithë e njohim. /pcworld.al

Lajmet e fundit>