Lajmet

Edi Rama prezanton uebfaqen e tij personale

Mar 10 2013
0 Shpërndarje
Edi Rama prezanton uebfaqen e tij personale

Edi RamaKryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë Edi Rama ka vendosur të informojë qytetarët virtualisht në një forme të re, jo nëpërmjet Facebook apo Twitter, por nëpërmjet krijimit të një uebfaqeje të personalizuar me domain www.edirama.al.

“ Kjo faqe do të jetë një dritare më shumë për ndjekësit e rrugëtimit tim, mbase në një këndvështrim më pak formal. Po edhe një mundësi më shumë për mua që të ndjek mendimet tuaja”, shkruan Edi Rama ne blogun e tij.

Faqja është e ndërtuar thjesht dhe e përqendruar në disa rubrika kryesore si: Blog, Fjalime, Libra apo Programi që përfshin të dhëna të detajuara lidhur me programin e partisë që ai drejton.

Gjithashtu një rubrikë e rëndësishme është edhe “Më pyesni” që shërben si formë kontakti direkt me qytetarët. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>