Lajmet

Më 9 Qershor Betapitch Tirana rikthehet në kërkim të startupeve më premtuese në Shqipëri

Apr 26 2017
0 Shpërndarje
Konkursi, një iniciativë e Betahus, organizohet që prej 2009-ës si shtëpia e ekosistemeve të teknologjisë, kreativëve, ideatorëve dhe sipërmarrësve të rinj të suksesshëm. Më 9 Qershor Betapitch Tirana rikthehet në kërkim të startupeve më premtuese në Shqipëri Photo Source: Betapitch

Betapitch rikthehet në Shqipëri pas një edicioni të parë të sukseshëm mbajtur në Qershor të vitit të kaluar në Tiranë ku ekipi fitues i garës në Tiranë rrëmbeu një prej çmimeve të mëdha në Berlin.

Në kërkim të startupeve më të mirë dhe premtuese në tregun lokal, Betapitch në bashkëpunim me Institutin Adriapol, Betahaus Berlin dhe Telekom Albania sjellin edicionin e dytë të garës më 9 Qershor pranë Telekom Community Store në Tiranë.

Konkursi, një iniciativë e Betahaus, organizohet që prej 2009-ës. Betahaus është shtëpia e ekosistemeve të teknologjisë, kreativëve, ideatorëve dhe sipërmarrësve të rinj të suksesshëm.

Startupet e përzgjedhura për tu bërë pjesë e garës do të përballen me jurinë e përbërë prej ekspertësh të fushave të ndryshme. Fituesi i garës do të shkojë finalen e madhe që mbahet në Berlin në Tetor të 2017-ës ku i presin çmime të mëdha. Krahas shpërblimeve ata do të kenë mundësi të takohen me investitorë, mentorë dhe drejtues të lartë korporatash.

Vitin e kaluar fituesi i Betapitch Tirana ishte ekipi i It for Equality. Ky i fundit në finalen e madhe në Berlin rrëmbeu çmimin prej 5,000 Eurosh. Betapitch 2017 do të organizohet edhe në shtatë qytete të tjera Evropiane krahas Tiranës: Berlin, Vienë, Hamburg, Sofie, Lisbonë, Mostar dhe Jonkoping.

Jeni një startup i ri? Keni një ide biznesi të vënë në jetë? Nxitoni sepse Betapitch po ju pret.

Aplikimet janë të hapuara përmes faqes zyrtare. Ju mund të aplikoni si individ por edhe si ekip. Më shumë detaje dhe informacion rreth zhvillimeve të fundit do të gjeni edhe në faqen zyrtare të Betapitch në rrjetin social Facebook. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>