Biznes

Edicioni Explorer i Google Glass tani në shitje në Google Play për 1,500 $

Sep 7 2014
0 Shpërndarje
Edicioni Explorer i Google Glass tani në shitje në Google Play për 1,500 $

google-glass-prescription-frames-theverge-1_1020.0_standard_800.0Ritmi i ngadalshëm e i gjatë i lëshimit të pajisjes Google Glass vazhdon. Gjatë majit, Google filloi shitjen e “Shtojcës për Hulumtim” të Glass-it që kushtojnë 1,500 dollarë për çdo kënd që e dëshironte atë pas disa muajsh kur ishte në dispozicion ekskluziv, vetëm me ftesa.

Tani Google e ka bërë atë një pjesë zyrtare të dyqanit të vet më të madh, Google Play. Natyrisht, është ende versioni i shtrenjtë i Explorer Edition, në vend se të vijë një produkt për konsumator që është më i lirë – por në sa më tepër vende që Google e shet këtë pajisje, më e vështirë do të jetë gjetja e atij dallimi.

Shumica e njerëzve që e shohin Glass-in në dyqanin Play nuk do ta kuptojnë që “Edicioni Explorer” është vetëm një formë tjetër e të shprehurit fazë testuese ose “beta”, por zhvilluesit që duan të ndërtojnë aplikacione për Glass duhet ende të kalojnë një rrugë të gjatë larg pajisjes. Glass në shitje në dyqanin Play tani vjen së bashku me disa korniza me recetë nga mjeku, shtresat për t’i bërë këto syza dielli dhe pjesën e vet të posaçme për vesh. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>