Lajmet

Edicioni i dytë të OSCAL do të vërë theksin tek impakti social i fuqisë së decentralizimit në vendimarrje

Apr 19 2015
0 Shpërndarje
Edicioni i dytë të OSCAL do të vërë theksin tek impakti social i fuqisë së decentralizimit në vendimarrje

OSCAL-Banner

OSCAL (Open Source Conference Albania) është konferenca e parë ndërkombëtare vjetore në fushën e teknologjisë, organizuar nga komuniteti që mbështet teknologjitë e hapura në Shqipëri, kryesisht për promovimin e programeve kompjuterike të lira. Kjo konferencë i dedikohet e gjitha kodit-burimit të hapur, kulturës së lirë dhe njohurive të hapura të përdorshme për të gjithë. Kemi të bëjmë me një lëvizje globale që ka filluar para 25 vitesh.

Në fakt ky është edicioni i dytë i konferencës i cili do të mbahet sërish në Tiranë dhe do të mbledhë mbi 400 të apasionuar pas teknologjive të lira e me kod burim të hapur, zhvillues programesh, akademikë, agjensi qeveritare dhe njerëz që ndajnë të njëjtat ideale me këtë komunitet të lire. Këto ideale konsistonë në programet me burim të hapur e që mund të zhvillohen e të përshtaten me nevojat e përdoruesit. Ky komunitet promovon kauzën e një informacioni dhe njohurie që në thelb duhet të jenë një pronë e përbashkët e nga e cila mund të përfitojnë të gjithë.

Në qëndër të vëmendjes së organizatorëve këtë vit do të jetë fuqia e decentralizimit në vendimmarrje dhe zhvillimi i teknologjive si një platformë me potencial të lartë për ndryshime sociale. Edicioni i parë i OSCAL, i organizuar në 2014-n bashkoi 250 të rinj nga Shqipëria dhe Kosova të apasionuar pas teknologjisë. OSCAL 2014 gjithashtu mikpriti dhe 11 ligjërues nga Gjermania, Irlanda, Greqia dhe Kosova, të cilët ndanë përvojat dhe kontributet e tyre si një komunitet që promovon të dhënave të hapura.

Me mbi 15 ligjërues nga Berlini, Shkupi, Vjena, Athina, Selaniku, Zyrihu, Zagrebi, Bern, Ohri dhe më shumë se 8 nga Kosova fqinje, pjesëmarrja në OSCAL do të jetë shumë e larmishme, duke e kthyer OSCAL në një nga konferencat më të rëndësishme në rajon të kodit-burimit të hapur.

Kjo konferencë do të zgjasë dy ditë dhe starton në orën 9:30 të mëngjesit për të përfunduar në 18:30 të pasdites. E njëjta axhendë do të jetë për të dyja ditët e evenimentit që janë 9 dhe 10 Maj. Godina Liria do të jetë vendi që do të mirëpresë të gjithë pjesëmarrësit.

Konferenca organizohet nga Open Labs, komuniteti që promovon kulturën e programeve dhe teknologjive të hapura që prej vitit 2012 në Shqipëri. Open Labs Albania është një organizatë jofitimprurëse, joqeveritare, qëllimi kryesor i të cilit është promovimi i aksesit të lirë, të hapur dhe transparent, duke ngritur zërin e të gjithëve si një komunitet.

Për çdo informacion apo detaj lidhur me këtë eveniment mund të kontaktoni në postën elektronike: [email protected] (PCWorld Albanian)

Tags >

oscal
Lajmet e fundit>