Vëzhgim

EditGrid sjell tabelat në Web 2.0

Aug 30 2008
0 Shpërndarje
EditGrid sjell tabelat në Web 2.0

EditGrid, që ofrohet falas për Personal Edition (më mirë paguani për abonim në server edition), sjell diçka më shumë se sa Excel. Sikurse proceduesit e Google dhe Zoho, EditGrid ju mundëson të bashkëpunoni më të tjerë persona në tënjëjtën kohë, duke ndarë të njëjtin rezultat. Mundësia e bisedës lejon bashkëpunimin kur jeni duke punuar. Për ta përdorur EditGrid duhet një lidhje interneti Broadband dhe një Sh etues që përkrah JavaScript (të cilën shumica e kanë). Një llogari e lirë, ju jep deri në 2GB hapësirë, (8GB është version me pagesë).

EditGrid ka disa metoda që Google dhe Zoho nuk i kanë. Një gjë që Editgrid ju mundëson është futja e gra kut të listës së mallrave, shkëmbim valutor dhe të tjera të dhëna  nanciare nga shërbime tjera sikurse Alexa, Compete.com, Google Charts, Reuters dhe Yahoo Finance. Mundeni gjithashtu që të integroni EditGridin me aplikacionettuaja ekzistuese, duke përdorur një ndërfaqe programuese që posedon kompania. Por akoma EditGrid nuk është një aplikacion si Excel. Ka mungesa të makrove, tabelave pivot, validimin e të dhënave dhe bashkimin e qelizave. Në mes të tipareve tjera, duhet që të prisni një kohë të gjatë për ndryshimet që bëni, nëse dëshironi ti merrni të dhënat në një memorje lëvizëse. Të gjitha funksionet tjera funksionojnë njëlloj si në Excel.

Lajmet e fundit>