Lajmet

Editoni fotot në Facebook on line me Fly Photo Editor

Apr 14 2013
0 Shpërndarje
Editoni fotot në Facebook on line me Fly Photo Editor

Nëse keni kohë që dispononi një llogari në Facebook atëherë me siguri keni publikuar një koleksion fotosh.

Në rast se do të donit që të redaktonit ndonjërën prej tyre atëherë do të duhej që fillimisht ta shkarkonit, ta redaktonit në kompjuterin tuaj dhe më pas ta ruanit ose publikonit edhe njëherë.

Për të shmangur pjesën e shkarkimit mund të lehtësoni punën tuaj duke instaluar funksionalitetin shtesë për Chrome Fly Photo Editor të krijuar nga Aviary që shërben për editimin e fotove on line.

Pasi ta keni instaluar do të vini re që në menunë e shfaqur në fund të çdo fotoje që hapni në Facebook do të jetë shtuar edhe një opsion i ri “Fly Editor” ngjitur me opsionin “Tag Photo”.

Sapo të klikoni këtë opsion fotoja do të hapet në një dritare të re që në pjesën e sipërme paraqet të gjitha mjetet e editimit si dhe përfshin efekte të ndryshme.

Sapo të keni përfunduar editimet që dëshironi klikoni butonin me ngjyrë blu për të ruajtur ndryshimet dhe fotoja do të ruhet automatikisht në Facebook duke u shfaqur si përditësim në profilin tuaj.

Është e mundur që pasi të keni përfunduar të publikoni foton edhe në rrjete të tjera sociale si p.sh në Pinterest, Tumblr dhe në Twitter.

Fly Photo Editor është tepër i thjeshtë në përdorim dhe ofron një gamë të gjere mjetesh dhe efektesh për editimin e fotove. (PCWorld Albanian)

edito foton ne facebook

Lajmet e fundit>