Lajmet

Edward Snowden: Dropbox është një armik i privatësisë

Jul 19 2014
0 Shpërndarje
Edward Snowden: Dropbox është një armik i privatësisë

dropbox_logo-100031413-galleryDropbox është një shërbim mjaft popullor për ruajtjen e të dhënave online, por ish nënkontraktori i NSA-së, Edward Snowden zbuloi për The Guardian se nuk është një adhurues i këtij shërbimi. Snowden e quajti Dropbox një armik të privatësisë, ndërsa Dropbox nuk e komentoi këtë qëndrim të tij. Ish-agjenti i NSA-së nuk është aspak i lumtur për vendimin e Dropbox për të afruar në bordin e drejtuesve ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit Kondoleza Rice, në muajin rill. Snowden e quajti Kondoleza-n zyrtaren e cila është më anti privatësisë se ç’mund ta imagjinojnë përdoruesit.

Snowden tha se Rice ishte një nga njerëzit e shumtë për mbikëqyrjen e programit Stellar Wind. Stellar Wind lejonte NSA-në të mblidhte disa regjistra të e-mail-eve dhe të përdorimit të internetit për 10 vite rresht që nga sulmet e 11 shtatorit. Po ashtu ish-sekretarja amerikane e shtetit ishte pjesë e përgjimeve të NSA-së dhe kur ajo u emërua tek Dropbox përdoruesit filluan një fushatë të quajtur Drop Dropbox (Hidheni tutje Dropbox-in) duke bërë presion mbi kompaninë për ta larguar Rice nga bordi i drejtuesve. Shefi ekzekutiv i Dropbox publikisht e mbrojti Rice në një letër të hapur menjëherë pas lançimit fushatës Drop Dropbox.

Snowden thotë se kompanitë e shërbimeve cloud duhet të kenë një qasje “zero-njohuri” si për shembull konkurrenti i Dropbox, Spider Oak. Një ofrues me qasje zero-njohuri enkripton të dhënat përpara se të kalojnë në Cloud dhe kodi i enkriptimit mbetet tek përdoruesi. Kjo do të thotë se përdoruesi është i vetmi person që mund të ç’kodojë të dhënat sepse askush nuk e ka kodin e enkriptimit. Kjo është një e vërtetë e hidhur, por ka edhe rrethana që kodi i enkriptimit mund të ekspozohet për tek ofruesit e shërbimeve cloud me zero-njohuri. Spider Oak është një zgjedhje solide për çdokënd që kërkon një privatësi më të sofistikuar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>