Lajmet

Edward Snowden: Nuk jam penduar për vendimet që kam marrë

Mar 11 2014
0 Shpërndarje
Edward Snowden: Nuk jam penduar për vendimet që kam marrë

Ish-kontraktuesi i NSA-së, Edward Snowden, iu drejtua një audience në fillim të kësaj jave, duke folur përgjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë nga Rusia. Si reagim ndaj pyetjeve nga drejtori i programit ACLU, Ben Wizner, Snowden iu kërkoi zhvilluesve të shërbimeve të internetit që ta pengojnë NSA-në duke i përhapur kudo enkriptimet e fuqishme.

“Ata janë duke e djegur të ardhmen e internetit,” tha Snowden. “Njerëzit që janë në këtë dhomë tani, ju jeni të gjithë zjarrfikës. Dhe ne kemi nevojë për ju që të na ndihmoni ta përmirësojmë këtë.”

Së bashku me bashkë-prezantuesin e Wizneri-t, Christopher Soghoian, Snowden kërkoi për një enkriptim në të dy pikat e dërgimit/pranimit që do ta ndalonin NSA-në nga përgjimi i të dhënave thjesht duke ndërhyrë në serverë ose kabllo të internetit. Qëllimi, insistuan ata, nuk ishte që të “verbërohet NSA-ja”, por për të bërë ta pamundshëm koleksionin e të dhënave.

Teknologjitë e enkriptimit si Tor me efikasiet mund të sigurojnë komunikimet, por ato vështirë se mund të aplikohen për shumë njerëz, posaçërisht kur opsionet më pak të sigurta janë të padëmshme virtualisht. Pavarësisht nga kjo, Snowden tha që ata do të mund të ofronin mbrojtjen e vërtetë kundër mbikëqyrjes. “Enkriptimi punon. Është mbrojtja ndaj arteve të errëta në realitetin dixhital,” tha ai.

Pas arratisjes me dokumentet e NSA-së, Snwoden është duke jetuar në Rusi nën një marrëveshje të përkohshme me statusin e azililantit dhe e ardhmja e tij është jo e sigurt; zyrtarët e SHBA-së i kanë kërkuar atij të kthehet në Amerikë dhe të ballafaqohet për akuzat me të cilat është ngarkuar.

Pavarësisht nga kjo, ai tha që nuk pendohet që i ka marrë vendimet e tij. “A do ta bëja sërish? Natyrisht se po,” tha ai. “Unë mora një betim për ta mbrojtur kushtetutën dhe unë ndjeva që kushtetuta ishte duke u shkelur në një shkallë madhore.” (PCWorld Albanian)

es

Lajmet e fundit>