Analiza

Edward Snowden planifikon të behët më aktiv në media gjatë 2014-s

Dec 31 2013
0 Shpërndarje
Edward Snowden planifikon të behët më aktiv në media gjatë 2014-s

edward-snowden1Ndoshta gjatë vitit 2014 do ta shihni më tepër nëpër lajme Edward Snowden-in, personazhi i cili bëri publike gjithë spiunimet që kryente NSA-ja në prapaskenë, teknikat dhe marifetet e saj.

Sipas këshilltarëve të tij, ai po planifikon të bëhet akoma edhe më aktiv nëpër media. Benjamin Wizner nga Unioni Amerikan i Lirive Civile, një prej avokatëve që po punon me Snowden-in, shprehet se “do ta shohim më të angazhuar në debatet publike gjatë 2014-s,” duke qenë se ai e konsideron të kryer misionin e tij fillestar për ta bërë të njohur gjithçka që kryente NSA-ja.

Wizner ka zbuluar gjithashtu se Snowden, i cili gjendet aktualisht në Rusi, do të donte të rikthehej në SHBA, por vetëm nëse rrezohen akuzat e bëra ndaj tij. “Ai nuk beson se pasojat e veprimeve të tija, të cilat bazohen në ndërgjegjen e pastër, duhet t’i kushtojnë lirinë për gjithë jetën,” thotë Wizner.

“Ka shumë raste kur njerëzit shkelin ligjin dhe shoqëria vendos për një arsye apo për një tjetër të shohë para dhe jo prapa. Mendoj se ky është një ndër ato raste,” ka përfunduar ai. (PCWorld Albanian)

Tags >

NSA
Lajmet e fundit>