Lajmet

Edward Snowden planifikon të punojë në teknologjinë e privatësisë

Jul 20 2014
0 Shpërndarje
Edward Snowden planifikon të punojë në teknologjinë e privatësisë

snowden_sxswIsh-kontraktuesi i NSA-së, Edward Snowden, thotë që planifikon të punojë në teknologji për të ruajtur privatësinë e të dhënave personale dhe ka bërë thirrje për programuesit që t’i bashkohen përpjekjeve të tij.

Duke folur përgjatë Google Hangout-it në konferencën Hakerët në Planetin Tokë në Nju Jork, Snowden e përsëriti thirrjen që e bëri që industria e teknologjisë të përdorë teknologji më të sigurta dhe që mbrojnë privatësinë në produktet e përditshme të teknologjisë. Por ai tani tregoi, pa dhënë hollësi të mëtejshme, që ai një ditë do të jetë vetë duke e bërë atë punë. Ai po ashtu dëshiron që hakerë të mentalitetit të tillë të punojnë me të.

“Ne njerëzit – ju njerëz, ju në këtë dhomë tani – kemi edhe arsye edhe mundësi për të ndihmuar në ndërtimin e një të ardhme më të mirë duke futur të drejtat tona në programe dhe protokolle në të cilat ne mbështetemi çdo ditë,” tha ai.

“Dhe kjo është ajo në çka një pjesë e madhe e punës sime të ardhshme do të bazohet dhe unë shpresojë që ju do të më bashkoheni… në kthimin e kësaj në realitet.” Duke u paraqitur përgjatë një Google Hangout-i nga Rusia ku është duke jetuar nën azil, ai i mbrojti veprimet e veta në zbulim të dokumenteve të cilat i mori teksa ishte duke punuar si kontraktues për NSA-në.

“Nëse do të kemi një demokraci dhe qytetari të ndriçuar, nëse do të ofrojmë miratimin e të qeverisurve, ne duhet të dimë se çfarë po ndodh, ne duhet të dimë skicat e gjera të një politike dhe nuk duhet ta lejojmë qeverinë që të na largojë nga çdo veprim që ata janë duke e ndërmarrë,” tha Snowden.

“Ne kemi një të drejtë si amerikanë dhe si anëtarë të komunitetit global që ta njohim skicën e gjerë të politikave qeveritare që fuqishëm ndikojnë në jetët tona.” Amerikanët në përgjithësi kanë shumë pak ide se sa i gjerë është rrjeti të cilin qeveria ishte duke e hedhur për informacionet e tyre, tha ai. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>