Analiza

Edward Snowden tani është një yll i librave me ilustrime

May 20 2014
0 Shpërndarje
Edward Snowden tani është një yll i librave me ilustrime

beyond-ed-snowden.0_standard_640.0Jeta e ish-kontraktuesit të NSA-së, Edward Snowden, është kthyer në një libër me ilustrime. Beyond: Edward Snowden, që pritet të lëshohet në formatin dixhital dhe të shtypur më 21 maj, paraqet jetën e Snowden-it dhe hulumton arsyetimin e tij për zbulimin e mijëra dokumenteve të fshehta të qeverisë amerikane.

Autorja Valerie D’Orazio thotë që revista ishte menduar fillimisht si një biografi, por më pas u bë më tepër si dramë me kalimin e kohës. Libri fillon me Snowden-in si 19 vjeçar që lë shkollën e mesme, për të punuar për një kompani të vogël që shet produkte të filmave dhe revistave të animuara japoneze, përpara se të shqyrtonte opsionin se a të bëhej një person që i thyen tabutë duke zbuluar sekretet shtetërore apo të jetë peng i përdorur nga qeveria ruse për veprimet e tij.

D’Orazio, që ka punuar në titujt e shtypur si X-Men dhe Punisher për Marvel në DC Comics, thotë që ngjarja e Snowden-it ishte një urë ideale mes kulturës “geek” dhe rrjedhës qendrore, pasi që “ai vetë erdhi nga kultura geek”.

Kjo nuk është hera e parë që Bluewater Productions përqendrohet në figura reale – kompania më parë ka lëshuar revista me ilustrime për Hillary Clinton, Bill O’Reilly dhe Anderson Cooper. Dhe me siguri nuk do të jetë edhe hera e fundit ngjarja rreth Snowden-it.

Sony Pictures më herët gjatë këtij muaji lajmëroi që ka blerë të drejtat e librit të Glenn Greenwald me titull Nuk ka vend për t’u fshehur: Edward Snowden, NSA dhe Shteti Mbikëqyrës i SHBA-së dhe producentët e filmit James Bond, Michael G. Wilson dhe Barbara Brocoli janë duke punuar për ta kthyer atë në film. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>