Analiza

Edward Snowden: Unë tashmë kam fituar

Dec 25 2013
0 Shpërndarje
Edward Snowden: Unë tashmë kam fituar

Pothuajse gjashtë muaj pas publikimeve të para që kishte bërë, The Washington Post ka treguar për një intervistë të gjerë që kishte realizuar me ish- kontraktuesin e NSA-së, Edward Snowden, duke i ofruar atij një majë të re në motivimet e për publikimet që kanë ndryshuar jetën dhe vijimin e jetës në Rusi.

Për dallim nga intervistat e mëhershme, Snowden tani thotë që publikimet janë duke pasur ndikimin e vërtetë politik për të cilin ai kishte shpresuar. “Për mua, sa i përket kënaqjes personale, misioni tashmë është përmbushur,” tha Snowden për the Post. “Unë tashmë fitova. Pasi gazetarët ishin në gjendje të punonin, çdo gjë që kisha qenë duke bërë ishte vlerësuar.”

Një gjë interesante për këtë është përpjekja e tij për të zbuluar sjelljet e këqija brenda kanaleve zyrtare të NSA-së. Sipas intervistës, Snowden kishte treguar dyshimet e tij në fillim të tetorit të vitit 2012 së bashku me 17 bashkëpunëtorë dhe eprorë, duke i sfiduar ata vëllimin e dukshëm të të dhënave personale që ishin duke u grumbulluar nga programi BOUNDLESSINFORMANT.

Sfidat s’ishin askund. Gjashtë muaj më vonë, ai filloi të kontaktojë reporterë. Të kontaktuar për të komentuar, një zëdhënës i NSA-së tha për Post që nuk kishte ndonjë regjistër për bisedat e tij.

Snowden flet për gjykatën FISA duke e përshkruar atë si një garantues i përgjithshëm për meta- të dhënat e një shteti të tërë. “Herën e fundit që ndodhi, ne zhvilluam një luftë për të,” thotë Snowden.

Ende, megjithëse është dalja e pashmangshme në pension e Gjeneralit Alexander dhe rekomandimet e panelit të NSA-së, Snowden këmbëngul që zbulimet e tij nuk janë synuar në dëmtim të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë.

“Unë nuk jam duke provuar ta uli poshtë NSA-në, unë jam duke punuar që ta përmirësoj NSA-në,” tha ai për Post. “Unë ende jam duke punuar për NSA-në për momentin. Ata janë të vetmit që nuk janë duke e kuptuar këtë.” (PCWorld Albanian)

snowden__1_of_1__large_verge_medium_landscape

Tags >

NSA
Lajmet e fundit>