Lajmet

EdX zgjeron gamën e institucioneve që ofrojnë kurse pa pagesë online

Mar 8 2014
0 Shpërndarje
EdX zgjeron gamën e institucioneve që ofrojnë kurse pa pagesë online

online-education-tu-delft-flickrSistemi i hapur i edukimit online EdX ka tërhequr shumë të interesuar, saqë kjo nismë jofitimprurëse ka publikuar strukturën e anëtarësimit për të lejuar bashkëngjitje të më tepër institucioneve.

Ndryshimi iu mundëson 12 organizatave shtesë që të ofrojnë kurse falas të bazuara në internet, duke përfshirë shkollat, e po ashtu edhe format jo-akademike si Fondi Monetar Ndërkombëtar, Fondacioni Linux dhe Instituti Smithsonian.

Hollësitë e programeve të reja nuk janë në dispozicion përtej planeve të Fondacionit Linux për një kurs hyrës në Linux, por lëvizja e edX është synuar që të përmirësojë diversitetin e gjërave që mund t’i mësoni pa pasur nevojë që të paguani qoftë edhe një cent. (PCWorld Albanian)

Tags >

EdX
Lajmet e fundit>