Lajmet

Eee PC kthehet nga Nvidia?

Dec 26 2009
0 Shpërndarje
Eee PC kthehet nga Nvidia?

Tegra është platforma e posaçme e Nvidias e përdorur në celularë dhe pajisje të tjera palmare e cila është e strukturuar si një SOC (System On a Chip), çka do të thotë se procesori, adaptor grafik, kontrolleri i memories dhe i të gjitha periferikave jetësore të sistemit është i ndërtuar në një bërthamë të vetme.

Nuk mund të spekulohet ende saktësisht nëse Asus do të përdori gjeneratën aktuale Tegra apo atë që pritet (Tegra 2). Për këtë apo dhe për të konfirmuar thashethemin duhet ende të presim disa javë për CES 2010. Ajo që dihet është se Asus do të prezantojë një platform tablet, të aftë për veprime multitouch dhe mundësisht profili më pak i fuqishëm se ai i procesorëve të mëparshëm mund të çojë në një sistem cloud, mbase Chrome OS.

Lajmet e fundit>