Analiza

Efektet e Apple Watch, LG ul çmimin e G Watch

Sep 12 2014
0 Shpërndarje
Efektet e Apple Watch, LG ul çmimin e G Watch

LG-G-WatchOra inteligjente e shumëpërfolur e Apple mund të jetë muaj larg hedhjes së saj në treg, por Google nuk do të humbë kohë për të ulur çmimin e pajisjeve që vishen me sistem Android.

Google Play Store aplikoi ofertën e vjeshtës në orën inteligjente LG G Watch e cila tashmë kushton 50 $ më pak në krahasim me periudhën para debutimit të Apple Watch të martën në Cupertino.

Analistët mendojnë se kjo ulje çmimi në 179 $ erdhi si pasojë direkte e prezantimit të orës inteligjente nga Apple, pavarësisht se ajo nuk do të dalë në treg deri para vitit 2015. Për përdoruesit e smartfonëve Android kjo do të ishte një mundësi shumë e mirë për të patur dhe orën inteligjente. Oferta është e vlefshme deri më 23 shtator.

Duket se dhe kompania celulare Verizon Wireless po praktikon ulje në produktet e saj, sidomos në orët inteligjente. Në faqen online të blerjeve Verizon, Moto 360, e cila akoma nuk ka dalë në treg, mund ta porosisni me një çmim të reduktuar të ofruar nga kompania Verzion prej 249 $, ndërsa LG G Watch për 179$. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>