Lajmet

EFF thotë se do të rrisë sigurinë e rrjetit tuaj Wi-Fi duke e bërë atë publik

Jun 24 2014
0 Shpërndarje
EFF thotë se do të rrisë sigurinë e rrjetit tuaj Wi-Fi duke e bërë atë publik

eff-logo-100044106-galleryPër të ruajtur sigurinë dhe privatësinë tuaj, ju duhet të enkriptoni rrjetin tuaj Wi-Fi. Fondacioni i kufijve elektronike (Electronic Frontier Foundation EFF) argumenton se hapja e pjesshme e rrjetit tuaj të Wi-Fi për të huajt mundet që të rrisë sigurinë e tij, dhe po punojnë në një mekanizëm për ta bërë këtë gjë realitet. Sipas Wired, EFF do të lëshojë një softuer (firmware) për routerat Wi-Fi që do të bëjë të mundur që ju të ndani një pjesë të rrjetit tuaj Wi-Fi, pa kod, për të gjithë që ndodhen afër jush. Softueri i quajtur “Open Wireless Router” është pjesë e iniciativës të EFF quajtur OpenWireless.org që ka për qëllim të bëjë internetin wireless sa më i disponueshëm që të jetë e mundur.

Idea këtu qëndron se duke hapur rrjetin tuaj për të huajt, jo vetëm që ju jeni një komshi i mirë, por trafiku në rrjetin tuaj nuk mund të atribohet vetëm juve, dhe kjo është diçka mjaft e mirë për ata që privatësia e tyre është e shenjtë. Por hapja e rrjetit tuaj Wi-Fi për të huajt gjithashtu ka rreziqe. Mund të bëjë që çdokush të “hajë” bandwidth-in tuaj, në disa raste të shkaktojë edhe “dhimbje” koke nga vonesat në internet. Wired flet për një njeri në Buffalo, New York që dyshohej se shkarkonte material pornografik fëmijësh teksa u mor vesh se autori kishte përdorur rrjetin Wi-Fi të fqinjit i cili ishte i pa mbrojtur.

openwireless-100314257-largePër të përjashtuar rreziqe të tilla, përditësimi në router nga Open Wireless do të zvogëlojë bandwidth-in e disponueshëm për të huajt në 5 % të totalit të bandwidth që ju keni në disponim. Në këtë mënyrë, ju mund të lejoni që dikush të kontrollojë e-malin e tij nga rrjeti juaj Wi-Fi dhe në të njëjtën kohë i dekurajon ata nga shkarkimi i të dhënave multi gigabitëshe. Për më tepër, ekipi i OpenWireless.org thotë se ka në plane të integrojë një opsion për të drejtuar trafikun e gjeneruar nga të huajt përmes softuerëve të anonimitetit si Tor apo dhe një VPN që është e lidhur më një adresë tjetër IP. Kjo mendohet të bëhet në përditësimet e ardhshme të softuerit. EFF do të lëshojë zyrtarisht softuerin muajin e ardhshëm në konferencën Hakerat në Planetin Tokë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Wi-Fi
Lajmet e fundit>